Sekuestrohen nga Policia e Vlorës, 100 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Aksioni është zhvilluar mesditën e djeshme dhe në pranga është vënë Kujtim Laliçi, nga Fushë-Kruja. Policia e Vlorës ka bërë të ditur se lënda narkotike është bllokuar gjatë operacionit të koduar “Lancia”.
Uniformat blu thanë se, makina me targat AA055GC, është ndaluar në port në momentin që ka qenë imbarkuar në një traget drejt Italisë, ku edhe do të trafikohej. Pas arrestimit të Laliçit, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrjetit dhe arrestimit të bashkëpunëtorëve. Gjithashtu është duke u hetuar edhe për origjinën e lëndës narkotike. Akuza e ngritur është “trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.