Letër e nënshkruar
Zef Shtjefni
Përshëndetje DITA! Desha t’ju njoftoj se sot më dt. 23 Nëntor, unë Zef Shtjefni, shkarkohem nga detyra e Zv.Drejtorit të Qytetit Studenti, detyrë që e mbaja prej afro dy vitesh. Bëra një luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit ku dolën 3 milion dollarë abuzime, ku në fakt dëmi ekonomik ishte akoma më i madh. Nuk u mor në analizë puna ime, vetëm sot shkarkohem me një motivacion të mos përmbushjes së detyrës.
Unë dua t’ju falenderoj për një shkrim që kishit botuar në mënyrë shumë të drejtë, ku flisnit për ndërtimet pa leje që janë bërë në Qytetin Studenti dhe letrën që i dërgova gjithë shtetit për një masakër mjedisore që po bëhej në Qytetin Studenti.
Unë do të vazhdoj procesin gjyqësor, do të njoftoj institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi disponoj dokumentat e duhura që bien ndesh me lirimin tim nga kjo detyrë. Ju faleminderit, Zef Shtjefni.
akoma ske mbaruar pune ti o I mjere.ti e di qe do shkosh ne burg dhe prandaj flet tani qe me vone do thuash se me cuan ne burg se kerkova te drejten time.po per cfare te drejte flet.o sharlatan.jep llogari njehere pastaj shohim .na hiqesh hero po ku denoncove ti te Sala.po ta kishe bere hatehere do te dridhte sala.dhe do ta …… maman dhe baban
Ti ore Zef ke vite qe kullot rehat ne cdo pushtet. Ti ke qen edhe prane stanit te Xhelal Mzatit dhe ke ebre shkollen e tij per vjedhje dhe ne ate detyre u gradove si sherebtor i Saliut, si zvarranik, te njohin te gjithe, je vec nje vemje dhe ke formosur cdo tender e mblidhje tarifat per cdo te punesuar ne qytetin studenti bashke me ate drejtor marangozin Brovina