Disa nga aktivistët e shoqërisë civile që protestuan kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e liqenit ishin të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së 4 fituesve të konkursit të organizuar nga Bashkia e Tiranës për skulpturat dekorative që do vendosen në ambientet publike në Tiranë.
Madje, njeri prej organizatorëve të protestave te Liqeni, Eljan Tanini (foto) u shpall edhe fitues me një nga idetë e tij me të cilën konkuroi në këtë garë të hapur per artistet e rinj.
Tanini u shpall fitues me projektin për të ndërtuar një vepër arti në formën e një avioni në lulishten e Fushës së Aviocionit në Laprakë.
Gjatë kësaj ceremonie ai dhe aktivistët e tjerë janë parë të bisedojnë e diskutojne normalisht me kryetarin e Bashkisë, i cili bëri dhe prezantimin e projekteve fituese.
Duket se tashmë, kur mbetet edhe 1 javë nga përurimi i këndit të lojërave, eshte arritur nje paqe mes aktivistëve te shoqerise civile që protestuan për këndin e lojërave dhe kryebashkiakut Veliaj.
|
Tanini fitoi te drejten nga Velia te ndertoje nje veper arti dhe terhiqet nga protesta kunder Bashkis. Me kulac fitoi Velia urt e but, vec se zot na ruaj sikur te kerkojne te gjith protestusit te liqeni favore personale nga Bashkia ku do gjej Velia aq kulac te math ti kenaqe te gjithe?
Duket si fillim i mbare! Rrini larg Berishes dhe c’do gje do te duket me e lehte! Shqiptaret mund te merren vesh me njeri tjetrin per sa kohe Berisha dhe berishizmi nuk lejohen te afrohen ne punet e shqiptareve! Hyri Berisha,hyri djalli!
PO presidenti ku ngeli ? Mos valle edhe ky fitoi ndonje konkurs? Eh sa te neveritshem qe jane bere!
I paska dhene nje kocke ish shokut.E paska blere lire fare. Keta jane shembelltyra te Veliajt dhe pafytyresise qe shesin cdo kauze per dy leke.
Kete kacurrelin e blete,po Sali Berishen kur do ta shisni?