Populli e përzuri me revoltë dhe vote Berishën. Risolli me votë dhe me pushkë P. S, me kryeministër F. Nanon. Ai zgjodhi dhe shpurën e tij që do të qeveriste,( ç’qeveriste) ata që i shkonin përshtat atij dhe vetëm atij. Me një votë plebishitare të vitit 1998 shqiptarët votuan masivisht P. S . Madje duke siguruar edhe mbi dy të tretat e parlamentit. Edhe me referendum do të gjykohej dhe ndëshkohej shkaktari, nga veprimi dhe mos veprimi, i tragjedisë së ’97. P. S dhe lider kalanderi i saj- kryeministër, i kish duart të lira të vepronin. Por i kishte të lidhura nga mafia, nga korrupsioni dhe aferat, marrëveshjet e fshehta dhe të hapura për të sunduar shqiptarët! Nano i votuar si shpresa e shqiptarëve, rezultoi shpresë vrari, abuzuesi dhe perversi me votën e shqiptarëve. Për dy legjislatura P. S në pushtet, me ish kreun e saj kryeministër, jo vetëm nuk ktheu një thërrime të humbjeve të parave të shqiptarëve, por abuzoi me pushtetin e shqiptarët deri nëpër kazinotë greke edhe kur vriteshin shqiptarët. Nuk i hyri asnjë gjemb shkaktarit të tragjedisë kombëtare të vitit 1197- për të cilin kish ardhur në pushtet Nano. Akordi i fshehtë dhe i hapur mes tij dhe Berishës e dalloi dje e sheh sot, edhe më mendjelehti.
Në çdo prag zgjedhjesh fanepset Nano me ofertën e tij perverse. Për të përçarë shqiptarët dhe P.S.
Email nga adresa: [email protected]