Në një editorial të saj gazeta greke “Kathimerini” duke iu referuar turit ballkanin të ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias dhe reagimit të Beogradit për deklaratat e shefit të diplomacisë greke në Prishtinë thotë se Serbia nuk mund t’i imponojë Greqisë strategjinë e politikës së jashtme na rajon.
“Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë të kuptojnë se Greqia ka politikën e saj të jashtme me parakusht interesat e saj dhe paqen e stabilitetin në rajon. Me pak fjalë, kur dhe si do ta njohë Greqia Kosovën këtë e vendos Athina bazuar në interesat e saj dhe këtë nuk ia ndalon dot Beogradi”, shkruan gazeta.
“Qeveria serbe duhet të kuptojë se nuk mund të çojë gishtin ndaj grekëve a thua se u drejtohet bashkëkombasve të saj në Bosnjë apo Kosovë. Mendësia e Millosheviçit nuk ka vend në Ballkanin e pasluftës. Greqia e pagoi shtrenjë pozicionin filoserb gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe mori si dhuratë nga vëllezërit serbë njohjen e FYROM me emrin kushtetues Maqedoni”,shkruan “Kathimerini”.
Sipas gazetës, Athina duhet të jetë e orientuar nga një politikë e jashtme që do t’u japë zgjidhje çështjeve të hapura shqiptaro-greke.
”Athina nuk duhet të lejojë sjellje paternaliste të Beogradit për çështjen e Kosovës. Njohja e Kosovës bashkë me integrimin europian të Shqipërisë përbëjnë një element të fortë për zgjidhjen e çështjeve të hapura shqiptaro-greke dhe Athina nuk duhet ta djegë këtë mundësi”, thuhet në artikull.
Drejt, por…Greqise qe po i pjerdh bytha ne uje, nuk i plasi shume per Kosoven. Problemi eshte se i ka hyre dhe cdo dite vazhdon t’i hyje ne hake Shqiperise dhe kjo ben qe politikanet tane ta mbledhin pak litarin, por te mos u mbytur vet.
Pazar I hapur, e perseri ne kuriz te SHQIPARISE e Shqiptareve….
Greqia të mos zbavitet me të urriturit.
Ka mar fund greqi serbi kosov.