Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Mediat zvicerane: Sulmojeni Shqipërinë, kanë portier të pasigurt
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Mediat zvicerane: Sulmojeni Shqipërinë, kanë portier të pasigurt
Sport

Mediat zvicerane: Sulmojeni Shqipërinë, kanë portier të pasigurt

Dita
Published June 4, 2016
Share
SHARE

Përballja Shqipëri-Ukrainë ka qenë në fokusin e mediave zvicerane që kanë analizuar pikat e forta dhe të dobëta të kuqezinjve të De Biazit.

Sipas gazetës “Blick” Shqipëria duhet respektuar, por nuk duhet pasur frikë.

“Në formacionin titullar të Shqipërisë ishin dy ‘zviceranët’ Xhaka dhe Sadiku. Interesant ishte sidomos pozicioni i Xhakës. Ai ishte më agresivi mes dy mesfushorëve të avancuar të qendrës. Shumë aksione kalonin në këmbët e vëllait të Granitit. Kjo nuk duhet të na shqetësojë shumë, pasi puna e regjisorit nuk është detyrimisht aftësia kryesore e tij. Por duhet të kemi kujdes nga lojtarët e krahëve, Roshi dhe Lenjani. Ata janë shumë të zhdërvjellët. Përpara, Sadiku lëviz gjithmonë në vijën e pozicionit jashtë loje, kështu bëri edhe golin. Një gjë tjetër që të bie në sy është disiplina e lartë taktike. Shqipëria dukej sikur luante shah në fushë. I përngjansonte Norvegjisë së Botërorit 1998 që mundi Brazilin”, shkruhej në analizën e “Blick”.

Sa i takon gabimeve të kuqezinjve, media zvicerane thekson se: “E gjithë kjo nuk vlen, nëse si në rastin e golit të parë të Ukrainës, pas një goditje të shpejtë dënimi, të gjithë ishin në gjumë. Dhe nëse bën gabime të thjeshta. Si në rastin e Agollit kur Konoplianka shënoi golin e rezultatit 3-1. Çfarë do të thotë kjo për Zvicrën?  Nëse i vendosim shqiptarët të shtunën nën trysni, do të vijë gabimi apo pozicionimi i gabuar! Dhe duhet të gjuajmë, pasi portieri rezervë i Lacios, Etrit Berisha, nuk të jep përshtypjen e sigurisë maksimale. Përfundimi: Respekt, por asgjë më shumë!”, shkruan “Blick”.

Dita June 4, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • tifozi says:
    June 4, 2016 at 9:05 pm

    E vertete eshte. Berisha eshte koti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?