Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në Fier. Mediu u shpreh se reformat e qeverisë nuk duhet të ndalen dhe akuzoi PS-në si bllokuese e vendit në rrugën drejt integrimit europian. Sipas Mediut, shoqëria shqiptare është polarizuar në mënyrë të tejskajshme për shkak të politikës. “Ajo që më ka bërë përshtypje dhe që përbën një rrezik për në është ndarja politike dhe uniformiteti partiak i paragjykimeve: ose lavdërojmë ose shajmë gjithçka. Ky lloj agresiviteti, kjo lloj ndarje i shërben vetëm një grupi të vogël për të komanduar dhe kontrolluar gjithçka që ka të bëjë me jetën tonë”, tha Mediu.
“Është koha që duhet të flasim, të bëhemi vendimmarrës të jetës sonë. Asnjë s’ka të drejtë të na gjykojë dhe paragjykojë, liria që kemi fituar është dhuratë dhe e drejtë nga zoti, jo qeveria”, theksoi Mediu gjatë takimit me qytetarët fierakë.
3 Comments
Ky eshte nje pederast i rezikshem.Kam bindjen se mbas 23 Qershorit ky do zhduket nga shqiperia meqellim mos dali para drejtesis.U zhdukte qe nga rrenjet fara e ketij pederasti.
Delijorgji, Maks Haxhia, Eli Fara !
Fate shker…a, Kina te bie hakut ty !
Ky asht ma i miri; kina tja haj ….