Partia Republikane ka mbledhur sot Konventën Kombëtare. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, tha se republikanët janë tashmë partia e dytë më e madhe në maxhorancë. “Berisha foli dje për koalicionin e së djathtës, ne kemi qenë gjithmonë pro këtij projekti, por koalicionet duhet të zbatohen në suksesin e përbashkët jo me pazar, ne kemi kërkuar analizën e zgjedhjeve të 2009. Ne jemi partia e dytë më e madhe e së djathtës. Asnjë nga ne nuk ka të drejtë ta lërë peng përfaqësimin e PR-së për çdo lloj koalicioni. Pa një bashkëpunim të mirë të së djathtës dhe vizion të përbashkët kjo fushatë do bëhej e vështirë. Thirrje për PD dhe partitë e djathta, koncepti i koalicioneve mbi atë çka kanë dhënë votuesit”, tha Mediu në fjalën e tij.
Në lidhje me situatën e krijuar në KQZ, Mediu tha se dorëheqjet tregojnë se ky institucion është politik. “KQZ është komision politik, pasi dhe dorëheqja e anëtarëve socialistë siç thekson qëndrimin politik”, theksoi Mediu.
Sa shakaxhi ky Mediu….
Sa shakaxhi ky Mediu….
Ky mediu me kete megallomanine e tij idioteske me kujton ministrin e financave Boden kur deklaroi se eksportet e perimeve jane rritur 300%.shifer e cmendur por e vertete,pasi nga 2 trajler me shalqin qe conim jashte ne 2005-n e Nanos ne 2007 e Dodes u bene 6 maune//Qyfyre nga regjimi qyfyr.