Ka qenë ndër të parët, fillimisht si nënkryetar i parlamentit dhe pastaj si kryeministër që është marrë me Ligjin dhe u duk se ai u fut në shina, por pastaj peripecitë e bënë ligjin që asnjëherë të mos funksiononte si duhet dhe të kalonte në thënie dhe kundërthënie nga të gjithë palët, ku shpëtuan gjithnjë ata që e kishin bërë katrahurën. Kjo është arsyeja që ai shprehet se: këtë herë Ligji duhet bërë si duhet dhe madje, atje të mos Iihen jashtë dhe gazetarët e pasur, mu ata që e bëjnë këtë pështjellim….
Përgatitja për Ligjin e Dosjeve dhe Lustracioni janë hapur dhe mbyllur disa herë si proces dhe fushatë. A mendoni se ky draft do të ketë fatin e paraardhësve të tij?
“Unë mendoj se ky draft, sigurisht me përmirësime, duhet të miratohet. Kundër tij mund të jenë vetëm mëkatarët e regjimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ata, që rrojnë duke i përdorur këta përmes shantazhit në dëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Pra, ky Iigj duhet të miratohet, pa asnjë dyshim. Nuk është ligj që cenon ndokënd qoftë njeri të gjallë apo dhe të vdekur. Ai është një ligj që synon pastrimin(lustracionin) e strukturave të larta të shtetit nga ajo lloj kategorie e njerëzve që kanë përgjegjësi apo mund të shantazhohen për shkak të së kaluarës së tyre ose që kanë në brendësi ose thellësi të shpirtit të tyre defekte për shkak të së kaluarës së tyre dhe nuk janë të çliruar ende prej saj. Me pak fjalë: është e dobishme për shqiptarët që të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Zoti Meksi, mendoni se ekziston infrastruktura e duhur për të realizuar këtë ndërmarrje historike?
“Për hir të së vërtetës, infrastruktura njerëzore vërtetë nuk nevojitet shumë e madhe. Komisioni themelor (Autoriteti) përbëhet nga pesë njerëz, që propozohen nga partia që është në Pozitë, partia e Opozitës, Avokati i Popullit, Shoqëria Civile dhe një njeri-Kryetari nga Presidenti. Mund të kërkohet që secli subjekt të propozoj dy emra dhe parlamenti të zgjedhë njërin prej tyre. Nuk mund të besohet ajo që po thonë disa se qeveria bën çfarë do…”.
Juve keni qenë ndër të parët që me fillimin e Demokracisë si kryeministër i vendit keni asistuar për ligjin. Nëse ai do të realizohej si duhej në atë kohë, a mendoni se problematika do të mbyllej që atëherë?
“Dua t’ju sqaroj dy gjëra. Unë rastisa vërtetë që të isha nismëtar nga që filloi të flitej për këto probleme në kohën që unë isha zgjedhur nënkryetar i Kuvendit dhe kërkova nga tre ambasadorë të atashuar në vendin tonë, respektivisht ambasadori çek, gjerman dhe ai hungarez të më sillnin ligjet e vendeve të tyre për Lustracionin dhe Hapjen e Dosjeve dhe po ashtu, rastisi që unë të bëhesha kryeministër e ta kisha për detyrë këtë gjë…
Prej kësaj përvoje, që mblodha prej tyre që në fillim, në shtator të viti 1992 ky ligj ishte gati, madje ishte thuajse tërësisht ligji që do të miratohej më vonë më 1995. Duke pasur parasysh të tre ligjet dhe mënyrën e realizimit të Lustracionit në ato vende ne vendosëm të kryejmë këtë por jo Hapjen e dosjeve, sepse ato duheshin mbledhur, arkivuar e sistemuar më parë. Gjithsesi, falë ligjit që përgatitëm, ne filluam që në fillim të qeverisjes sonë të bënim mos emërimin apo dhe largimin e personave të implikuar me sigurimin apo dhe regjimin e dhunës, në qeveri, nëpër ambasada,në drejtoritë që vareshin nga qeveria, në ushtri, polici, në subjektet e rëndësishme Financiare, falë kontrollit të dokumentacionit që dispononim. Kam thënë në një shkrim dhe e përsëris, mund edhe të kenë mbetur apo emëruar të tillë sepse nuk është thënë nga ata që duhej të na thoshin dhe kjo i ka kushtuar vendit. Personalisht, arsyeja që jam marrë është se këta njerëz përveç defektit që kanë në shpirtin e tyre, e përsëris, janë shumë të shantazhuar nga dy grupe, qoftë nga ata që janë në pushtet por edhe infrastruktura e vjetër. E mbi të gjitha, mund të jetë edhe një strukturë e vogël okulte që ka lidhje në mos dhe detyrë (drejtimin) me këto dy grupe, e që mund të përpiqet ti kontrollojë të dyja bashkë, si edhe të kontrollojë, për interesat e tyre në mos të të tretëve, emërimet e mundshme në dëm të shqiptarëve dhe dëm të Shqipërisë. Ndaj duhet bërë ky ligj sa më parë”.
Ngatërrohet shpesh prej artikullshkruesve por më shumë personazheve të ndryshme, që mundohen të shpjegojnë konceptet e “Hapjes së dosjeve” me “Lustracion”. A ka një qëllim për t’i ngatërruar këto koncepte?
Është realisht keqdashës ky ngatërrim, pasi “Hapja e Dosjeve” në konceptim e shqiptarëve do të thotë që të hapësh dhe të njohësh gjithë spiunët e Shqipërisë. Pra, që të hapësh dokumentet që ruhen në arkiva e të shikosh se kush ka qenë “spiun”. Por, që të dish spiunët që më 1943, sot nuk ka aq interes dhe është një harxhim energjie e pafund. Një pjesë e tyre kanë vdekur dhe madje edhe fëmijët e tyre. Duket si një qëllim i mirë por është në thelb i keq sepse më duket se duan ta përdorin në interes të qëllimeve të momentit për të trazuar shpirtra. Dhe, në Shqipëri edhe pa këtë ka shumë trazira. Personalisht kam lexuar regjistra, kam parë dosje, ka ndodhur që pa dashje edhe kam nderuar ata që s’ia vlen të përmenden. Por t’i lemë këto: Lustracioni është mënjanim nga vendimmarrja pra hartimi dhe zbatimi i politikave i personazheve të Sigurimit dhe të atyre të implikuar me të; e atyre që kanë mëkatuar në të shkuarën dhe kanë dhënë vendime të gabuara në dëm të të drejtave të Njeriut…”.
Kush është i interesuar për këtë konfuzion?
“Hapjen e Dosjeve” shqiptarët e kuptojnë që të lexojnë ato që thonë dokumentet atje… Ka një kategori që duan t’i shmangen problemit në thellësi dhe duke i bashkuar e duke bërë konfuzion, të thonë: Lëri mos t’i ngatërrojmë dhe e ngatërrojnë me qëllime Dosjet me Lustracionin. Shembullin më të mirë të kësaj e kemi në vitin 1997, pasi Ligjit i janë bërë amendamente plot katër herë dhe në fund vetëm sa u prekën nja dy a tre nga kategoria e bashkëpunëtorëve sekretë. Mu ajo hallka e fundit e strukturës së dhunës që duhej të hiqej. Kurse, ata që vendosnin e jepnin urdhra, madje edhe me shkrim dhe deri të detajuar për gjithçka, nuk u prekën.
Ligji i fundit u anashkalua se kishte problem kushtetuese, madje edhe Komisioni i Venecias e hodhi poshtë. Cilat janë problemet themelore sipas jush, me këtë ligj dhe cilat fasha të shoqërisë do preken më shumë?
Unë personalisht , kam marrë pjesë direkt në ligjin që nuk u paraqit, sepse u paraqit në vend të tij, një ligj ad personam i përgatitur shumë shpejt, në momentet e fundit. Për të mënjanuar nga penalizmi 2-3 veta, që do të shkonin në Gjykatën Kushtetuese, me prapavijën e qartë për ta sunduar këtë institucion dhe sistemin e Drejtësisë në përgjithësi. Pra, si e tillë, ishte një arsye më shumë që Opozita e atëhershme të bënte zhurmë dhe ajo t’i ankohej madje edhe Gjykatës Kushtetuese. Dhe , jo vetëm kaq, por madje të shkonte për shqyrtim dhe në Komisionin e Venecias , paçka se ndodh që ajo flet edhe për subjekte që nuk lidhen direkt me të. Pasi , kur Shqipërisë i thua se po shkel të Drejtat e Njeriut, këtë nuk e bën edhe për vende të tjera si Rumania, Hungaria, apo për shembull Gjermania etj.
Pra, më duket se ka interesa politike të së majtës evropiane ose atyre që nuk e kanë provuar diktaturën komuniste në kurriz. Për mendimin tim ka pasur një problem të madh që në fillim. Dhe, për hir të së vërtetës, ka bërë dy të këqija të mëdha. E ka korruptuar procesin deri më tani, kur mund të bëhej shumë mirë…”
Ka pasur gjithmonë fjalë se janë eliminuar një pjesë e madhe e dosjeve. A është e mundur teknikisht që një pjesë e dosjeve të jenë eliminuar dhe përmbajtja të jetë e papërdorshme?
“Dëgjoni, derisa janë regjistrat kjo nuk mund të ndodhë. Veçse , ka një pjesë, që të themi ishin nën dorë dhe që kishin lidhje direkte me funksionarët e lartë të Sigurimit deri dhe Sekretari i Parë Enver Hoxha. Kjo kategori s’dihet. Sa për të tjerët, ata janë të regjistruar në regjistrin e rrethit, në regjistrin themelor kombëtar dhe nuk mund të fshihen aq lehtë, pasi mund të dalin nga burimet e tjera. Pra, ata që kishin qenë informatorë, agjentë, rezidentë dhe deri strehuesit ku bëheshin takimet. Ndërsa operativët, hetuesit dhe krerët e Sigurimit janë në zyrat e personelit.
Prishja e dosjeve ka filluar fare në fund të viteve ’80 me heqjen e ligjit për “Agjitacion e Propagandë”. Pasi, janë zhdukur që nga viti 1988 deri në fillim të vitit 1992 shumë syresh. Dhe, të mos harrojmë se për këtë punë nga Ministria e Brendshme kanë shkuar deri në burg, pasi në Rregulloren Sekrete të Evidentimit të aktivitetit është e shkruar qartë sesi duhet të bëhet. Vërtetë nuk ndjekim do veprimin e spiunëve në disa raste, por lustracioni të ndihmon që disa persona të eliminohen nga shkallët e vendimmarrjeve.”
Ju keni shkuar në Gjermani me një grup specialistësh të ligjit për lustracionin. A mund të shërbente ky shembull për Shqipërinë apo sërish Ligji nuk do e kalojë provën e politikës?
“Ka qenë një përvojë e mirë pasi pamë direkt edhe ndryshimet, që kishin bërë kolegët tanë. Patëm rastin, jo vetëm që të dëgjonim, por edhe të ndiqnim shpjegimet në punën në arkiva, të njiheshim me kujtimet nëpër muze dhe mbi të gjitha të takonim direkt edhe ekspertë që kishin drejtuar këto punë. Ishte një përvojë e vërtetë frytdhënëse dhe një mundësi për të njohur sesi të shmangnim të drejtat e atyre që për hir të së vërtetës, i kishin nëpërkëmbur ato. Morëm përvojë që të gjykonim, për drejtuesit e lartë të partisë e të shtetit, hetuesit, pro edhe deputetët që të thuhej se çfarë ishin në të vërtetë. Pra, morëm një përvojë që të mundësonte të kuptoje më mirë se çfarë ishte ky proces dhe si t’i shpjegohej subjekteve të prekura:nëse merrje përsipër riskun e të shkuarës tënde dhe të kërkonte votat përmes një force politike, se më parë duhej të kalonte një filtër të domosdoshëm. Dhe diçka, kurdo kolegët tanë na këshilluan sesi nuk duhej të shkelnim të Drejtët e atyre që e kishin shkelur të Drejtën…”
Si e shikoni reagimin e ditëve të fundit të politikës?
“Nga reagimi i ditëve të fundi kuptohet se nuk e kanë shumë qejf këtë proces. Për mendimin tim, e përsëris, duhet të finalizohet pasi është një kontribut i madh për historinë, për të ditur ata që i shkelën të Drejtat e Njeriut. Por, është mirë që edhe gazetarët që intervistojnë në nga një deputetët dhe politikanët të kuptojnë se cilët janë mëkatarët e vërtetë dhe si i shfrytëzojnë mëkatet e tyre të liqtë, pasi nuk duan që ky vend të përparojë. Madje ka vend për përmirësime në ligj sepse janë mënjanuar nga lustracioni drejtuesit e mediave vizive dhe gazetave të mëdha, ata që krijojnë katrahurën, dizinformacionin dhe përçarjen”./JAVA
Artikull interesant,ish kryeministri Meksi na del patriot. Kur ishe ne krye dhe kishe diçka ne dore çfarë bere?? Natyrisht “trima mbas lufte dhe te zgjuar mbas kuvendit” te gjithe behen.
pse nuk flet ky per kontrabandat e naftes armeve gjate kohes qe ishte kryeminister ? po per trafiqet e vajzave shqiptare, kultivimin e drogave? kaq shpejt i lau duart nga pergjegjsite ky?
mbylle halen plakqe bashk me saliun sollet luften civile 1997,ke dhe surrat te japesh mendime dhe te besh moral,kush ti,krahu i dyte i qeverise se atershme,kryeministri i vendit qe bashk me presidentin malok sali serbin futet shqiperine ne konflikt me njeri tjetrin,kur te kerkosh te pakten ndjese per ate qe i keni shkaktuar shqiptareve dil dhe bej morale,por deri nuk te takon sepse je nje armik i ketij popullit,ti dhe saliu jeni shkaktaret kryesore per percarjen e shoqerise shqiptare per shkaterrimin e vendit dhe per luften civile qe i shkaktuat bashk me ate popull veriun,si ka mundesi sa here maloket jane ne qeveri mbas tradhetise qe i bejne vendit mbas vjedhjes dhe mbas shkaterrimit total qe i shkaktojne vendit te tyre,ata kthehen ne heronj,kete nuk arrij te kuptoj akoma me keta fytyra te peshtira sic eshte ky meksi qe del dhe jep leksione edhe mbas 18 vjetesh ky plera numri dy i shqiperise qe eshte nje nga shkataret kryesore per 1997 ben heroin e politikes shqiptare,cfare bere,po leri moralet cfare kishe ndermend te beje,plere njeri qe nuk po te merr zhylali me vete edhe ty edhe ate plakun malok tradhetarin sali qen berisha serbin,perseri tradhetaret nga veriu,perseri keta plera duan te shpallen heronj,perseri keta bejne leksione edhe mbasi i vrasin shqiptaret e tyre,si keni fytyre mor pisa te ndyre veriore,o meks plera me gjithe veriun tend.
Shpesh thuhet se dosjet jane zhdukur dhe manipuluar. A eshte vertet keshtu? A mund te gjenden ato?
Dosjet nuk zhduken lehte, po ashtu nuk manipulohen lehte.
Dosjet jane te filmuara, ne disa kopje dhe jane te ruajtura mire. Ato jane edhe te fotokopjuar, perseri ne mjaft kopje.
Ato kane qene dhe mbeten edhe ne duart e atyre qe kane drejtuar vendin, kryeministrat dhe presidentet, si dhe drejtuesit e sherbimeve sekrete. Jane perdorur per shantazh dhe vazhdojne te perdoren ende.
Ne fund te viteve 80-te jane shkaterruar dosjet e te internuarve dhe atyre qe ndiqeshin per agjitacion propagande, si dhe tentative arratisje, pasi keto vepra u quajten kundravajtje administrative. Por nuk jane shkaterruar dosjet e atyre qe jane denuar per keto vepra, te cilat cilesoheshin si krime kundra shtetit. Ne dosjet e tyre jane edhe deshmite e agjenteve, deshmi te sajuara, por, ndoshta, edhe te verteta. Regjistrat jane gjithashtu, por ne to nuk ka dokumente per veprimtarine e njerit apo tjetrit.
Eshte mire te hapen. Jo vetem qe te njihen ata qe kane demtuar te tjeret me deshmi te rreme, ose te porositura, por edhe te dale figura e mjaft personave qe hiqen si te perndjekur, bile dhe si disidente. E verteta do dale me mire ne shesh. Dhe do dale se presidentet tane kane dekoruar, bile me titullin Nderi i Kombit agjente te eger te Sigurimit, qe kane dale deshmitare ne procese te shumta politike.
Zoti Meksi mund te jete nga te paktet qe ka punuar ne drejtim te hapjes se dosjeve. Por ka shume te tjere qe bertasin per hapjen e tyre, ndersa, ne fakt, bejne te kunderten. Per shume aresye nuk duan te hapen dosjet, qofte aresye vetiake, qofte aresye korruptive.
Duhet te hapen, sepse do te heshtet edhe per mjaft gjera qe perdoren shpesh ne ditet e sotme.
Keshtu, do dale ne shesh se Xhozefina Topalli nuk eshte “dizenjatorja”, tjeter kush fshihet pas ketij pseudonimi. Sali Berisha nuk ka qene bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit, as me pseudonimin e sajuar “penicilina”. I ndjeri Shoshori nuk e ka akuzuar direkt Saliun per deshmi kunder tij, eshte nje tjeter njeri qe ka marre persiper te deshmoje ne emer te te vdekurit. Sigurisht Sali Berisha ka luajtur fort me dosjet, bile edhe ne 2009 ka zgjedhur deputete, qe e kishin patur kete ves. Kurre nuk ka qene i tille Spartak Ngjela, bile e kunderta duhet te pohohet me force per kete njeri, pavaresisht se nganjehere behet i merzitshem duke dale kunder te gjitheve. Rralle kush ka folur per Enver Hoxhen, ashtu sic ka bere ai. Por do dale se edhe ca opinioniste, qe na mbeten ekraneve te televizioneve, duke u hequr si disidente, nuk kane perfunduar ne burg per vepra anti PPSH apo kunder Enver Hoxhes. Edhe ata e dine mire kete gje, sepse nuk i kane dosjet e tyre ne SHISH, por ne arkivin e MPB. Jane denuar kur ngelen pa mbrojtjen e prinderve, te cilet shkuan ne burg para tyre. Dosjet e atyre qe jane denuar si armiq te regjimit diktatorial jane ne SHISH dhe “disdentet” e dine mire kete.
Dosjet duhet te hapen per nje kategori te caktuar njerezish, te cilet kerkojne te hyjne ne politike.
Mire eshte qe te hapen edhe per drejtuesit e mediave, sepse lozin rol ne ndikimin e mendimit te shoqerise. Atehere Blendi Fevziu, Fari Balliu, edhe ndonje tjeter, do mbajne vendin qe u takon.
Po ashtu ato duhet te hapen per njerezit qe jane ndjekur nga regjimi i kaluar. Te dine kush jane shkaktaret e fatkeqesive te tyre, sidomos kur jane denuar pa aresye.
‘Pra dosjet jane aty. Presin te hapen, nese do hapen ndonjehere.
Te shpresojme qe nuk eshte nje “marifet” per te larguar vemendjen nga ceshtjet e dites.
Po u be sic thote ky iku per lesh Mero dhe 80% e medjave te Rames
Kane kaluar plot 17 vjet nga 1997 dhe dihet se kush i beri fajdet. Ku e kishin qendren. Dhe ku filloi revolucioni komunist. Sikur te degjohej Meksi dhe te izolohej vetem Vlora sic propozonte ai. Kolera komuniste nuk do te perhapej edhe nje here n ete gjithe Shqiperine.
Si te hapen dhe si te mos hapen spiunet qe kan drejtuar kete vend i kan pastruar dosjet e tyre…Tani do te denohen fakirat….Ndoshta dhe ky qe shkruan e ka pastruar dosjen e tij…
Kushdo qe merret me politik,deputete funksjone te larta shteterore *qe nga nje drejtor*,analiste dhe botuse shtypi dhe gazetare*te cilete jo ne pake raste kane bere corben e keqe ne kete Shqipe TE SHUME VUAJTUR.Urojme dhe besojme se EDI si gjithmone do e mbaj fjalen.