Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, rrëfen vështirësitë e mëdha pas ardhjes në pushtet në ‘92. “Qeveria e parë demokratike u përball me vështirësi të shumta. Situata ishte kjo: në bankën e shtetit, Shqipëria kishte vetëm 2.5 milion dollarë. Ndërsa inflacioni ishte të paktën 250 për qind. Pra faktikisht isha kryeministër i një vendi të falimentuar”, shprehet Meksi në një intervistë për “Shekullin”.
Më tej, gjatë viteve të qeverisjes së PS-së, Meksi tregon përballjen me boshatisjen e rezervave të shtetit.
Meksi thotë se në vitin 1995 patën probleme me bukën. “Ishte koha kur në rezervat e shtetit kishte vetëm 800 ton grurë. Por një gjë të tillë nuk e deklaruam për të mos krijuar panik në popull”, thotë Meksi në intervistë.
Ndërsa në lidhje me sistemin piramidal që sapo kishte nisur të lulëzonte, Meksi thotë se e ka njoftuar qeverinë përpara se të plaste kriza, që u pasua nga trazirat e ‘97-s.