PS po dëshmon kurajo në rritje përballë regjimit. Po vihet re kembengulje per t’u shkuar gjerave në fund dhe mesazhe të qarta strategjike në fushatë. Unë do t’u lutesha njerëzve më autoritarë të PS-së të mos lejojnë kerkend në PS qe të abuzojë me ”mendimin ndryshe”.
Tjetër mendimi ndryshe, tjetër qëllimi për të kafshuar PS-në nga këmbët (siç kafshon zagari) dhe për të çuar ujë në mullirin e vrasësve të 21 janarit. Keto ”mendime ndryshe ”jane te tilla per sa kohe thuhen brenda forumeve te PS, por kur kakarisin poshte e lart pa asnje lloj sensi e kuptimi neper mediat e blera prej padronit qeveritar të radhës, nuk mund te jene me te tilla.
Keto ”mendimet ndryshe” duan apo jo, duhet t’i binden shumices ne forume, mbasi ndryshe nuk mund te quhet parti, por han. Ideatorit te te gjithe kesaj çorbe, Fatos Nanos, t’i tregohet vendi nga forumet, nuk duhet lejuar më mbasi e ka mbushur kupen. Sektarizmi dramatik i PD-së sigurisht nuk është demokraci. Por as anarkia nuk eshte demokraci.
Email nga adresa: [email protected]