Fëmijët shpresojnë se tani që doli Panamaja, shpëtoi dhe parku i lojrave tek Liqeni se mbase atyre që dirigjojnë pas perdes disa nga “ekologjistët” e terrenit, po u luan tepeleku i kokës se mos del ndonjë emër a farefis dhe vate ajo punë! Por fëmijë, merreni shtruar se këta lanet politikanë që ju kanë vjedhur 25 vjet fëmijërinë, atëhere kur kanë halle tek dera, i zë zekthi më shumë dhe shpikin “kauza” atje ku s’ta pret dhe Parku juaj i pafajshëm është si Zapata në rreth.
A e keni festuar ndonjëherë 1 qershorin ju lukunia anti-park? Ku ju shpie mushka me delirin për të sabotuar parkun e lojrave tek liqeni? I jeni qepur si turku Krujës dhe nuk po lini të krijojnë një fole për të vegjël e rini se urojmë t’ju bjerë rradha edhe juve, në mos jeni në kohë, të luani apo shpini evlatërit atje. Lërini të shkojnë e dëfrejnë dhe forcojnë muskujt se i ndritët me makina, playstation apo sufllaqe. Do ju duan më shumë!
Lëreni absurdin se nuk ka “gjethe fiku” ekologjik që ua mbulon (meruat dhe milingonat se ua bëtë “xhunglën” aerodrom dhe i pikas harabeli kollaj tani). Mos bëni tufën e karkalecit pa kauzë dhe pa moral sepse u bëni dëm fëmijëve pa dallim. Një fëmijëri kanë dhe mos ua baltosni me topa mavi e blu.
I keni hyrë një valleje e tani nuk dilni dot. Ju qorrollepsën politikanë të përfolur që po katalogojnë çdo sebep për t’u “allnuar” me mazhorancën dhe paraqitur para botës si “vija të kuqe” për të sabotuar atë që fshihet pas parkut, reformën në drejtësi e të tjera më pas.
Ku ishit deri më sot? Nuk jeni të vegjël dhe ju kapte ligji dhe kur Tirana u shpërfytyrua me godina koti në vënde ploti, kur u zhdukën me qindra parqe “enveriste” për t’i lënë vëndin “hong-kongut” demokratik, kur Lana e parku Rinia “vaksinonte” gjithë Tiranën, kur u “fut në ujë” kopështi Botanik për unazën, kur luani ngordhi në garsonierë tek zoologjiku dhe demi i fuste “duart” kalit, kur qëntë e rrugës bëheshin tabela qitjeje, kur tymi i makinave na bëri si Londra në mjegull etj episode që do ju kishin bërë me zëmër dhe tension po t’ju dhimbsej nëna natyrë.
Parku duhet bërë. E duan fëmijët? Mbaroi ajo punë sepse deri tani vetëm 25 vjet zullume u kemi bërë peshqesh. I gjallëron ata bile edhe ju se me këtë rast do dilni më shpesh nga liqeni se do ju qepen keq për të shkuar nga parku i lojrave dhe të gjithë do jetojnë më shumë.
Reagim dinjitoz për kauza dinjitoze
Në doni të merreni, merruni me projektin. A është më i miri i mundshëm? Kosto efektiv? Klientelizëm? Siguria? A duhet më i madh, se helbete fëmijë janë dhe vrapojnë e përplasen etj?
Dhe mos harroni “thëmbrën e akilit”. Mirëmbajtjen! Është jetike sepse siguria e fëmijëve është jetike. Përvoja tregon se sa herë inagurohen gjëra të bukura, mirëmbajtja lë për të dëshiruar – rrugët, pallatet, parqet etj sidomos ato publike, duke bërë që parqet të shndërrohen në oaze “tetanozi” dhe gracka alla “Indiana Jones”.
Mos bëni gjëra që do ju vijë rëndë një ditë. Fëmijët kanë nevojë për parqe publike sepse jo të gjithë kanë mundësitë të dëfrejnë jashtë apo në parqe private brënda vëndit. Mos i dëgjoni ata që i kanë rregulluar të tyret me soj e sorrollop dhe tani i ha meraku se po hapen “petët e byrekut” jo vetëm panamez. Do u varet në gjoks një “medalje” turpi nga ata që frymëzuan atë valë shkatërrimtare ndaj natyrës dhe gjërave të mira të bëra nga dora e njeriut në 40 vjet monizëm. Është absurd meraku për një pemë që do transferohet gjetiu dhe “gëlltitja” ndërkohë e rrënimit urbanistik të qyteteve, degradimi i parqeve në fjetore, shkatërrimi i veprave bujqësore, uzinave, frutoreve, pyjeve etj deri vetë Liqeni i famshëm që u coptua anash dhe deri në zëmër në orën e sundimit të “ekologjistëve” të sotëm opozitar.
Ndërgjegjja qytetare e lyp të ngrini tenda për bëma që kapërcejnë një pemë. Nga Gërdeci, vjedhja e pandëshkuar e piramidave, abuzimi “patriotik” me rrugën e Kombit, pakti antikombëtar i detit, tani Panamaja etj. Edhe pema e kupton hallin e “panamezëve” që fshihen pas turmës anti-park. Shpërqëndrim nga kauza madhore që kanë marrë peng mbarë vëndin pa dallim, pa le më një pemë! Por qytetet nuk mund të jenë eskluzivitet i të rriturve që argëtohen në kafenera e lloto pafund vënd e pa vënd por dhe i fëmijëve që duan të luajnë sa janë të tillë. Mos bëni lojën e “panamezëve”. Nëse nuk kini fëmijë për të rritur në këtë vënd, kujtoni se keni qënë fëmijë vetë dikur.
Deri tani ka nje “park femijesh” tek “lulishtja” afer presidences, afer Kryeministrise, pas pallatit te kultures…
Keto vende, pasi mbushen me hekurishte shnderrohen ne fusha mbeturinash…Askush nuk miremban asgje…
Dikush si puna jote, militant i flakte, nuk mund te kuptoje se ka edhe rradhe dhe jo vetem fasade…Ka rradhe sepse duhet mirembajtur “luli” lana i cili vjan era hale’ dhe ne kete stine qelbet era nga pislleku..Edhe ti e di, packa se je militant, se Lana eshte perroi i ujrave te zeza te Tiranes qe kalojne ne mes te qytetit. Sikur te shtohej edhe mirembajtja e rrugeve dhe trotuareve, se femije pleq e makina po thyejne kembet e hekura ne to, sikur te shtohej edhe rregullimi i rrugicave qe jane bllokuar me pllaka betoni e me shtylla abuzive…
Sikur te shtohej ndonje shkolle e kopesht se femijet po na bejne mesim pasdite e naten…Sikur Bashkia(qe ka rritur taksat) te forconte sherbimet sociale per femijet e varfer dhe pleqte…Sikur te mos merrej me zenien parkut qe prinderit tane e kane mbjelle ne mesin e viteve 60, por te impenjohej ta mirembante si zone e gjelber…edhe ju o militant e dini mire qe ne ate park FEMIJET NUK KANE NEVOJE PER HEKURISHTE, se defrehen duke vrapuar e lozur me jeshillekun…
Ne pritje te letrave nga Panamaja paska dale ky trimi qe nen mburojen e “ndergjegjes qytetare” kerkon ende te na binde se mbi vendin tone ato qe fluturojne nuk jane avione droge por mushkonja. Pikerisht ata qe kane qene femije vete dikur dikur kujtojne se me sa mund u ndertua ai park qe tani po betonizohet pa meshire nen thundren e arrogances qeveritare.
Te dy, info dhe elio s’keni kuptuar gje pse eshte ky shkrim… Po ta kishit kuptuar…sidomos ky ”info’..’ qe duket partiak, jo se nuk di. Ky eshte me i keqi. Akoma ne shtylle ti…?
Eh mi Voice, une e kam mendjen qe paguaj taksa dhe prape vetem sheshi skenderbej rregullohet(nderkohe deklarohet sukses qe jane mbledhur me shume taksa dhe rinovohen zyra dhe taksat vetem rriten etj etj). Ti e ke menjen te mbrosh Lali Erin..mos ki merak, aty e ke per 3 vite, me tej do ta fshijne si shkumsin nga tabela.. dhe ne do na mbeten betoni dhe hekurishtet..
voica qe me dukesh rilindjot(e) nga menyra e perqasjes se te “gjithediturit/gjitheditures”. Ata si ti po qe i kuptojne te tera dhe arrijne deri ne ate pike sa pasur asnje fije mend tua shesin ato te tjereve.
Artan Dukaj nje qenjie e sterkequr e shemtuar qe vetem pislleqe ndjelle.Leri lojrat e femijeve o sharllatan se Tirana ka bolle vende per ta ,lereni liqenin o qelbesira…
o tan shiko amfiteatrin si eshte katandisur, shiko lavazhe qe nuk hiq3n, shiko rruge cop ne park,pa gure se sera ju ka ikur , shiko ndricimin qe ska. shiko pallatet qe po behen nga te kater anet e parkut nga rruga elbasanit.
shiko 7 xhuxhat qe u ndaparking.
pi nje kafe afer te kendi i lojrave, ku ka zene gjithe anen e liqenit
pse keshtu eshte parku
parku ishte
kur ti dhe une ishim femije, pyll, ahjer oksigjen.
panamaja le te ktheje te gjithe vjedhesit e vjeter e te rinj.
le te behet drejetsia
le te behet edhe parku
le te shporet hajnat dhe betoni
Shkrim shume i sakte dhe njerezor.
Nga komenet e mesipeme kuptova se paska njerez te paafte, dhe me vjen shume keq pe kete shtrese me patishmeri por j me llogjike nen nivelin mesatar.
Aktoret e protestes “ambjentaliste ” e parkut te liqenit , ku pati perleshje me policine paqesore dhe arme pa leje , kujtuan se do te merrte permasat e protestes te demontimit te armeve kimike , por nuk ndezi pistoleta . Si mund te behet kauze nje nisme per permiresimen e jetes se femijve ! Me falni , qe po jua them , por opozita aktuale dhe vete z. Luli , po gjeni kauza kot me kot , kur nuk mund te thuash se nuk ka boshlleqe te theksuara nga puna e Qeverrise . Vete protesta kunder armeve kimike , ishte dhe mbeti kauze kunder interesave te shqipetarve . Me siguri kete e keni ditur , por nuk ju intereson aspak Shqiperia , por pushteti. Me kauzat , te cilave ju perkushtoheni , nuk do vini kurre ne pushtet , sepse Populli nuk eshte ai , qe parafytyroni ju , por eshte opinion filozofik , qe ju nuk kini si ta njifni nga pallati I qelqte ku banoni, ne shume pika turistike te vendit dhe te globit . Ju ende nuk keni bere analizen e humbjes 2 radhazi . C’mund te presesh tjeter nga ju Ju nuk jeni per vete . .I. Foto