SMS në DITA
Në 0689073730
Miq të “Ditës”! 3 vjet pas uzurpimit të postit të Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, një person me nivel mediokër, duket qartë se nuk mund të realizojë veprat e mëdha që pati premtuar, si: 1. Bulevardi i madh deri tek lumi i Tiranës; 2. Kthimi i lumit në një mjedis të pastër e rekreativ, bashkë me një park të madh në veri të kryeqytetit; 3. Tramvajat e famshme Kombinat-Kinostudio dhe sheshi “Nënë Tereza”-lumi i Tiranës.
Pse i mendoi këto vepra të mëdha ky njeri? Sepse është një person delirant e megalloman. Është interesant fakti se tiranët kanë mani të ndërtojnë me patjetër e me çdo çmim vepra “gjigante” për kohën kur jetojnë. Sa për ilustrim, vetëm dy: piramidat në Egjiptin e vjetër dhe Muri i Madh Kinez.
I thoni atij “Lulit të vocërr” mos t’i zërë më me gojë ato vepra madhështore që ky do i bënte për Tiranën e shekullit 21. Pse? Sepse Luli s’ka as mend e as by.. që t’i bëjë. Ato janë histori e akte urbane që mund t’i realizojë vetëm qeveria me mjetet, forcat, institucionet financiare, teknike e organizative të krejt shtetit. Një bashki dhe kryetari që e drejton kanë mundësi dhe duhet të bëjnë për 4 vjet 400 punë të tjera, më të vogla, por që janë urgjente, të dobishme, të domosdoshme për komunitetin e popullin e kryeqytetit. Bëjini që të merrni një herë të vetme një “bravo” nga bashkëqytetarët e tu. Me respekt, Th.N.