Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Mesi, në gjykatë për evazion fiskal: Kisha besim tek babai im
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Mesi, në gjykatë për evazion fiskal: Kisha besim tek babai im
Lajmi i fundit

Mesi, në gjykatë për evazion fiskal: Kisha besim tek babai im

redaktor
Published June 2, 2016
Share
SHARE

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi, është paraqitur për herë të parë në një gjykatë në Spanjë, ku ai dhe babai i tij përballen me akuzat për evazion fiskal.

Messi dhe babai i tij, Jorge Horacio Messi, mund të dënohen me rreth dy vjet burg nëse shpallen fajtorë për mashtrim të autoritetit tatimor të Spanjës, por me shumë gjasa në rastin e tyre do të aplikohet ndëshkimi me gjobë. Dyshohet se ata kanë fshehur taksa në vlerë prej 4.1 milionë eurosh.

Në listën e revistës së famshme Forbes për sportistët më të paguar në dekadën e fundit, Messi renditet në vendin e dhjetë, me të ardhura që vlerësohen në 350 mln dollarë.

“Unë luaj vetëm futboll dhe nuk di asgjë nga kjo fushë”, tha ai. Mesi dhe babai i tij, Jorge, i cili merret me menaxhimin e financave të tij, akuzohen se i kanë fshehur shtetit spanjoll plot 4.1 milionë euro. Autoritetet akuzojnë se, të dy ata kanë shfrytëzuar “parajsat fiskale” në Belize dhe Uruguaj për të fshehur të ardhurat nga të drejtat e imazhit.

I veshur me një xhaketë të errët dhe me kollaro, Messi u ul pranë të atit përpara trupës gjyqësore, si dhe dëgjoi dëshmitë për afro 4 orë, përpara se të thirrej për të dëshmuar vet ai në ditën e tretë të gjyqit ndaj tij. 28-vjeçari Messi tha se kishte firmosur dokumentet pa i lexuar ato, sepse i besonte të atit dhe këshilltarëve përgjegjës për menaxhimin e financave të tij.

“Në fakt, unë shqetësohem vetëm për futbollin, për mënyrën sesi do të luaj”, tha ai përpara gjykatësve. E teksa foli për më pak se 15 minuta, ai tha se kurrë nuk kishte dyshuar të kishte bërë ndonjë shkelje, kur i ati i ofronte atij dokumente apo kontrata për t’i nënshkruar. Jorge Messi mohoi gjithashtu të ketë shkelur ligjin.

Horge, babai i tij ka thënë: Leo nuk dinte asgjë nga këto gjëra dhe nuk i ka lexuar kontratat”. Ndërsa vetë “Pleshti” ka konfirmuar: “Unë nënshkruaja, sepse kam besuar tek im at dhe nuk kam menduar asnjëherë se më mashtronte”.

redaktor June 2, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?