Nuk duhet konsideruar si surprizë gjesti i deputetes demokrate Mesila Doda, e cila nuk iu bind urdhrit të partisë dhe mori pjesë në seancën parlamentare dhe shprehur pro kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Një gjest i tillë kaq i guximshëm i deputetes është vërtet ngjarje në atë parti, pasi askush nuk ka guxuar ta bëjë një gjë të tillë më përpara në atë parti. Gjesti i Mesilës është në njëfarë mënyre thyerja e një tabuje që ishte krijuar për shumë e shumë vite me radhë kur atë parti e sundonte Berisha.
Në fakt, herë pas here, kjo deputete e ka ngritur zërin kundër disa gjërave që nuk i kanë pëlqyer në atë parti ku bën pjesë, sidomos vitin e fundit. Por ajo ka qenë vazhdimisht në minorancë. Është rebeluar për një sërë idesh të PD-së pas daljes së Bashës në krye të selisë blu dhe është trishtuar nga mosmbështetja. Por pamja e djeshme pas largimit nga salla të deputetëve demokratë, ishte dhe më e trishtueshme. Edhe këtë radhë, me gjestin e djeshëm, ajo ngjan e vetmuar në opozitë. Por me deklaratën e saj ajo tregoi se jo vetëm nuk ndihet e penduar, por se është e vendosur të mbështesë çdo nismë pozitive që çon përpara proceset dhe reformat, pavarësisht se partia e saj do ta shikojë shtrembër, madje mund të ketë dhe kosto politike për të. Ajo ka zgjedhur si të thuash “linjën e ashpër”në atë parti, për të kundërshtuar idetë dhe praktikat që e çuan në humbjen katastrofike partinë së cilës ajo i besoi. Pikërisht ky qëndrim i Mesilës është për t’u përshëndetur. Sepse ajo ka marrë përsipër një risk jo të vogël. Dhe risku qëndron në faktin se nëse vazhdon linja e deritanishme në atë parti, ajo rrezikon të mos figurojë në listën e deputetëve të ardhshëm të asaj partie. Pra rrezikon daljen nga politika. Më mirë se kushdo, llogaritë duhet t’i ketë bërë vetë Mesila. Por sidoqë ta marrësh, gjesti i djeshëm i saj jep shpresë për një opozitë më të mirë, për një opozitë për së mbari, për të cilën ka nevojë vendi dhe shoqëria. Ajo mund ta ketë ndier se në atë parti mund të ketë edhe individë të tjerë që mund t’i vihen në krah, por që ende janë të strukur dhe të trembur. Hë për hë, ne vetëm mund të themi vetëm kaq: Mos qoftë e vetme Mesila!
Po mor po, por s’del kush kunder Mafjozit sepse i ka bere te gjithe mafjoze. Bishti i qenit ngelet bisht qeni. Ato do te kenaqen nese Sales i bie ndonje damlla ose futet ne Burg. Perdndryshe Sala ja ka ne sirtar te gjitha bemat e zagareve Pdiste. Te gjithe kane futur gishtin ne mjalte. Si duket Mersila qenka e ndershme nga ajo ane e nuk i ben syri terr.
ka te ndershem brenda pd qe duan shtete.
edhe kjo tek camet do perfundoje ,me shume ben shou sidomos me modelin e flokeve,i shkreti Keli,burri i saj merhum
Kam përshtypjen se “loja e fortë” që përpiqet të bëjë kjo dhia e palmës është e rafinuar! Nëpërmjet një protagonizmi të dukshëm kërkon të shesë “cilësi lidere-je”për të ardhmen e kësaj partie që intuita e saj ja thotë se saliu po e çon drejt fundit! Dhe kur fundi të vijë Mesila të kërkojë realizimin e ëndrrës nëpërmjet pyetjes “ku ishit ju kur unë parashikoja fundin…”? S’ishit gjëkund,ndërsa unë ja ku jam dhe më takon të jem e para juaj! E para kam qënë kur ju ishit të fundit, e para dua të jem! Është dhelparake dhe e ka nuhatjen të zhvilluar! Madje aq të zhvilluar Xhota saqë zbuloi se edhe masakrën e Tivarit nuk e kanë bërë sërbët e gruas së saliut por luftëtarët antifashistë! Luan fort që të duket e fortë në ditët e dobëta të Saliut, Xhota? Tung Xhota!
E shpallim Mesila Palmën “Nderi i kafes dhe i bythës së ullirit” tonë 3000 vjeçar! Kryetari d.v. Urime Mesila!
Jo re “kafja e Hekalit” jo? E kemi shpallur ne më përpara “Nderi i Kallëmit”! Je huq re huq! 0 po qy Re!
x tu admiruar , ishalla dalin dhe te ndrydhur te tejere.
More po ky Xhevdeti gjen ca tema që të çudit! E fut urën e zjarrit brënda mu në pëdë! Ju iku mesila ju thotë,ja u futi dhe menjëherë aty fillon lufta e shpellarëve. Mirpo këta nuk djegin palma, këta e fillojnë dhe e mbarojnë me tritol! Prandaj Xhevdet Shehu duhet konsideruar “tritolvënësi i PD”. Kallëpët e tritolit ja mban Mesila, ndërsa kapsollat detonatore i fsheh te kafja “Jari me mustaqe”! E sigurt! Tung!
Ajo që thotë Komshiu më sipër është shumë e vërtetë. Madje di që Mesila i fsheh dhe ca “bomba molotov” te teatri “Skampa” në Elbasan! E kam parë me sytë e mi !
Artikull interesant per demokratizimin e partive, po nuk e kam degjuar te thote te njejten gje kur ishte PS-ja ne opozite dhe deputete te saj thyenin vendimin e partise. Nuk doli njeri te mbronte mendimin ndryshe brenda PS qe u la jashte listes se deputeteve vetem sepse nuk ishte ne unison me kryetarin. Une jam dakort qe te gjitha partite veprojne njelloj ne menyre gati diktatoriale por te shohesh vetem qelbin ne njeren dhe jo tek te gjitha eshte hipokrizi.
Partitë shqiptare veprojnë sipas mendësive të diktatit të kryetarit!