20 vjet pas grevës së urisë të 723 studentëve të Universitetit të Tiranës për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga ky universitet, deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda kujtoi të enjten se, pas dy dekadash shembjeje të miteve, figura e Enverit po kthehet sërish. Në postimin që ka bërë në Facebook, lexohet “…Historia që nuk zbardhet, plagët që nuk pastrohen, rikthehen. Askush nga ky brez i të rinjve nuk kupton dot dimensionin e të jetuarit në diktaturë dhe për këtë nuk ka asnjë faj…Ne nuk ia mësuam. Portreti i Enver Hoxhës, nuk doli rastësisht tek Varrezat e Dëshmorëve. Sot ata njerëz ndihen më të përfaqësuar se kurrë… Ky parlament ka ndërmarrë disa akte për dënimin e krimeve të komunizmit. Ka miratuar një rezolutë që e majta nuk e ka votuar, ka miratuar dy ligje për pastërtinë e figurës dhe asnjërën prej tyre e majta nuk i ka votuar…”, – shkruan ajo.
kjo qenka shume e zgjuar si nuk epaska zbuluar me perpara pd
E do populli e nderuar ,Zonje,nga uretja qe ka per PD.