Nga testimi që u bë dy ditë më parë, jot ë gjithë mësuesit do të punësohen automatikisht.
Fillimisht do të bëhen publike vendet vakante, e më pas do të jetë bordi i shkollës për të dhënë pëlqimin e tyre dhe marrjen e liçencës nëpërmjet provimit të shtetit për të ushtruar të drejtën e profesionit.
“Listat që do të bëhen transparente për çdo DAR dhe ZA i shtojnë ligjit transparencën, meritokracinë dhe njohjen e plotë të çdo vendimmarrje që do t’i kthejë mësuesit e komanduar në mësues definitiv, ashtu siç përcakton ligji, përmes komisioneve të shkollave. Ne jemi të vendosur në respekt të ligjit, ndaj mësuesit fitues do të kthehen në mësues definitiv pas vendimit të komisioneve në shkolla”, tha Lindita Nikolla.
Testimi pritet që t’i japë fund emërimeve politike, ndërsa emërimet e reja priten q ëtë bëhen në 2015-n
“Vlerësuesit e testeve, që janë mësuesit dhe ekspertët më të mirë që ka vendi në arsimin parauniversitar kanë filluar sot nga puna për vlerësimin e testeve që janë të sekretuar dhe që kanë vetëm një bar-kod i cili nuk tregon asnjë të dhënë të kandidatit. Në 22 dhjetor do të bëjmë transparente gjithë listën e fituesve për çdo Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyrë Arsimore në vend duke ndryshuar kështu situatën për 177 mijë nxënës që ishin prekur nga shkelja e vazhdueshme e ligjit ndër vite, me mësues pa arsim përkatës dhe jashtë profilit”, tha Nikolla.