Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Meta: Deri në 2017-n nuk do të ketë grua dhe vajzë në Vorë që nuk do të ketë vendin e punës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Meta: Deri në 2017-n nuk do të ketë grua dhe vajzë në Vorë që nuk do të ketë vendin e punës
AktualitetLajm i fundit cicerrLajme Flash

Meta: Deri në 2017-n nuk do të ketë grua dhe vajzë në Vorë që nuk do të ketë vendin e punës

redaktor
Published May 13, 2015
Share
SHARE

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mori pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim (LGI), ku u bë prezantimi i kandidatit për Bashkinë e Vorës, Luan Sallaku.

Në këtë takim, Kreu i LSI-së, shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, zv. Ministrja e Arsimit, Nora Malaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta vlerësoi forcën e gruas në shoqërinë shqiptare dhe në Vorë. Kryetari i LSI-së u shpreh se mazhoranca PS-LSI, falë vullnetit të mirë arriti që të miratonte dhe ndryshimet ligjore për një përfaqësim të barabartë të femrave edhe në jetën publike.

“Unë besoj se edhe iniciativat që janë ndërmarrë, edhe fakti që për herë të parë u bë me ligj në Parlament që 50 për qind të listave të këshillave bashkiake të përbëhen nga gra dhe vajza dhe 50 për qind nga burrat, është një tregues i vendosmërisë sonë për të realizuar sa më shpejt barazi të plotë gjinore kudo. Në të ardhmen do të punojmë që edhe në Parlament të bëhet kjo gjë”, tha Meta, ndërsa theksoi se e majta dëshiron të realizojë një ndryshim të fortë për Vorën.

“Është zona e tillë që ka mundësi për të hapur fabrika të reja, për të hapur qendra të rëndësishme të përpunimit, sepse është pozicioni i tillë që është kosto jashtëzakonshme interesante dhe me leverdi për çdo lloj investimi, si në drejtim të bujqësisë, agro-përpunimit, për eksporte, në drejtim të industrisë”, tha Meta

Kryetari i LSI-së shprehu mbështetjen e institucioneve shtetërore për bizneset dhe për gjenerimin e vendeve të reja të punës, që do të punojnë edhe shumë gra dhe vajza nga zona e Vorës.

“Ne jemi këtu për këtë gjë që t’u japim fjalën që deri në 2017-n nuk do të ketë grua dhe vajzë në Vorë që nuk do të ketë vendin e punës nëse do të punojë”, tha Meta.

Kreu i LSI-së vlerësoi reformën administrative territoriale të bërë nga kjo mazhorancëm, ndërsa theksoi se për nxitjen e investimeve nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë midis qeverisë dhe njësive vendore.

“Nuk zgjidhen problemet e Vorës dhe kudo në Shqipëri pa bashkëpunim të ngushtë me qeverinë. Çdo projekt që do të bësh do të aprovohet në qeveri, duhet të ulet kryetari i bashkisë të flasë me kryeministrin, me ministrin e Bujqësisë për gjithë problemet që ka zona juaj këtu lidhur me bujqësinë, me kullimin, me vaditjet, e kështu me radhë. Por këtë nuk mund ta bëjë një njeri i cili do të jetë peng i partisë së tij.”

3

 

 

redaktor May 13, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
7 Comments
  • fshatari. pafshat says:
    May 13, 2015 at 2:55 pm

    Premtim publik, politik, qe shkel te drejtat dhe lirite e njeriut per pune, barazi gjinore, peshe-ngritje, etj. Rrumpalle Mesjetare, ne hyrje te shekullit XXI !?.

    Reply
  • Agron says:
    May 13, 2015 at 3:07 pm

    Po mire akoma me kete maskara.Akoma vazhdon genjen ky?Turp per vlonjatet qe e degjojne.Ke nga ato aty i coi Nora Malaj ne dhome.Se kete pune e di mire kjo.

    Reply
    • Tartufi says:
      May 13, 2015 at 3:31 pm

      Ku kane turp mbeturinat e turpesise me te madhe shqiptare o Agron.
      Nje shoqeri qe nderton me mbeturina ndertesen e saj demokratike,kjo ndertese
      do te jete,ndertese me mbeturina,qe nje ere e lehte e rrezon.

      Dilna dilna ore Like
      te te shohim,sa e ke koken
      nuk ke vlere,sa nje relike
      opingar per Corovoden.

      Reply
  • anj says:
    May 13, 2015 at 3:17 pm

    Po me konkretisht cfare projektesh keni ne plan zoti Meta? Cilat fabrike do hapen, kush do investoje, sa do investoje dhe kur? Sektoret strategjike e mundesit e investimit po i lexojme cdo dite, por realisht?!!! Mesa shoh nuk jam i vetmi qe me duket thjesht premtim politik bosh.

    Reply
  • LOVE says:
    May 13, 2015 at 3:49 pm

    dhe pastaj nuk duhet qe te themi : ai eshte nje vend majmunesh
    shiko fytyren e atij qe mban fjalimin , nje goxille e plakur keqazi
    shiko fytyrat e ketyre qe duartrokasin ….shimpaze te hequra me dhune nga xhungla ,
    te futura ne stalle …ne stallen e politikes ….kafshe te lumtura ,idiote te dobishem
    deri ne 2013 ishin 300 mij vendet e punes ….burg te gjithe
    ne 2017 si dihet se cfare pune do bejne , po te pakten ky i fjalimit mase nuk do leh perseri

    Reply
  • kur vota ju deh says:
    May 13, 2015 at 5:01 pm

    bravo, LSI,z .ilir e znj. nora malaj,
    do punesosh te gjtha grate e vlores deri ne 2017,
    transparenca ne sa borde ke qene,z.zv ministre, sa rroga ke marre,te ufo, sotvitrina e kristali i mbyllur…
    sa keq genjeni,ju mendoni vetem per familjet tuaja,se 25 vjet nuk bete asnje ujsjelles, e do beni hidrocentrale ?
    vota eshte tuajaj ,eshte se jeni e keqja me e paket se ish kryeministri bashkqeverises me ju.e qe sot mban shtetin peng

    Reply
  • kameloen says:
    May 13, 2015 at 6:21 pm

    o njerez thote per bashkine e vores jo te vlores, i lexoni artikujt para se te komentoni apo direkt ne sulm. dakort keto premtime jane pak banale, se kane shume te meta. por lexoni per cfare behet fjale te pakten.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?