Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi të enjten, pas takimit me nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, JI Bingxuan, se “Republika Popullore e Kinës përfaqëson jo vetëm një vend mik, por mbi të gjitha një partner domethënës tregtar për Shqipërinë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në një takim nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, JI Bingxuan. Gjatë një deklarate për shtyp pas takimit, Meta tha se “kemi rënë dakord që përmes forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare të inkurajojmë zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat e tjera me interes reciprok”. Ai vlerësoi mbështetjen e Kinës ndaj projekteve të përbashkëta zhvillimore me Shqipërinë.
Në veçanti, Kryetari i Kuvendit vlerësoi vëmendjen që Republika Popullore e Kinës tregon në intensifikimin e bashkëpunimit edhe me vendet e rajonit tonë. “Këtu kemi vlerësuar potencialin e projekteve në kuadër të nismës 16 + 1 mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore”, shtoi Meta.
Njëkohësisht, Meta konfirmoi se Shqipëria, si një vend që punon në mënyrë të përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat në BE, do të vazhdojë të udhëhiqet në politikën e saj të jashtme nga vlerat e bashkëpunimit, të mirëkuptimit dhe të dialogut, si dhe do të synojë gjithmonë heqjen e barrierave që do t’i shërbejnë paqes dhe prosperitetit midis popujve tanë.
Nga ana e tij, nënkryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, JI Bingxuan theksoi se Kina dhe Shqipëria kanë një histori të gjatë të miqësisë mes tyre. “Kina gëzohet për zhvillimet e Shqipërisë dhe rezultatet që ajo merr çdo ditë. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë ardhur duke u zhvilluar, duke patur disa rezultate të suksesshme në bashkëpunimin ekonomik e tregtar”, tha ai.
Kur do ta kuptojnë politikanët tanë që në politikë nuk ka ideale të mëdha por interesa , vetëm interesa.Kina ka interesa ndaj Shqipërisë , duke u bazuar eche në historinë e marrëdhënieve dypalëshe .Atëhere ne duhet ta shfrytëzojmë në maksimum këtë interes…sepse fuqia ekonomike dhe financiare e Kinës sot dominon botën .Në se dikush shqetësohet për këto marrëdhënie atëhere le të in vestojë në Shqipëri, le të na fusin në BE, sepse rumunët dhe bullgarët realisht janë më të varfër se ne megjithate kanë vite në BE dhe po përfitojnë miliarda .Shikoni si ja dhanë mliardat Greqisë nga frka e ndikimit rus dhe ekspansionit kinez.Shikoni si e trajtojnë Sërbinë vetëm për ta tërhequr nga influenca ruse.Atëhere edhe ne duhet të luajmë siç luajnë të tjerët , e rëndësishme është të vinë investimet ? Pra mjaft me besnikërira e miqësi servile ndaj dikujt që nuk nxjerr asnjë qindarkë nga xhepi .