LSI ka mbledhur sot në mesditë Komitetin Drejtues të partisë, ku është diskutuar rreth aleancës së saj me PS-në. Në fjalën e tij, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tha se ky është një koalicion i natyrshëm dhe LSI-ja di t’u qëndrojë marrëveshjeve.
“Kryesia ka vendosur ta quajë të mbyllur marrëveshjen me PD-në. Koalicioni me PS nuk është i panatyrshëm, sepse këto forca janë të të majtës, pavarësisht nga historia e ndryshme, kanë klimë të përafërt lidhur me qëndrimin ndaj luftës antifashiste, por edhe me çështje të rëndësishme parimore e programore. I takojnë familjes së majtë evropiane, që e ka mbështetur LSI-në që nga themelimi i saj e në vazhdim. Jo vetëm bashkim i forcave, por edhe vizion i ri i të majtës evropiane në vend”, tha Meta.
Meta u shpreh se koalicioni i bërë me PD-në në 2009-n ishte i panatyrshëm, por një vendi i drejtë në interes të stabilitetit të vendit.
“Nuk ka qenë vendim i lehtë koalicioni me PD, pas zgjedhjeve të 2009. Ka qenë koalicion i papritur, i paparashikuar dhe i panatyrshëm, por absolutisht që ka qenë vendim i drejtë, i imponuar nga interesi i stabilitetit të vendit dhe për këtë koha na ka dhënë të drejtë, kemi treguar se jemi forcë e përgjegjshme, serioze, që i përmbahemi marrëveshjeve. Edhe një marrëveshje politike në thelb është një ligj, demokracia shkon përpara përmes respektimit të tyre. U vlerësua tashmë si një moment kur ne ti përgjigjeshim këtij bashkëpunimi të ri, për një kontribut shumë më të madh për perspektivën evropiane të vendit, se në situatën e mëparshme”- tha Meta, duke vlerësuar bashkëpunimin me PD-në.
Meta tha se vendit i duhet ekuilibër i ri politik dhe ndarje e re të pushteteve. “Përqendrimi pushteteve në dorën e një partie nuk është e shëndetshme për demokracinë por shqetësim dhe problem”, tha ai.
bravo e ke kuptuar shume shpejt
E dimë mër që për të mirën e bëre po hajt se pas Salës do ta hash dhe ti paçen.
Si nuk ke turp dhe del ne publik o faqe zi. Vodhe sa vodhe me Saliun tani do ja mesosh se si vidhet dhe E.Rames? Socialistet kokepalare do ta tregojne vendinmos kujto se do t’a hedhesh lehte.
Një natyrshmeri e diktuar brutalisht nga të falimentuaret e Majtë tê Europes!E djathta ne Shqiperi eshte kriminale,ish bashkpunetore e fashizmit dhe nazizmit prure me projekt të Ramiz Alise si detyre Beogradi,per te mos u shkeputur Kosova!Jo?Shiko si “bredh brekedhjere”djathtas dhe majtas ideologjiku macioz Meta!Edi Rama ka pergjegjesi,por faji eshtë i europianëve!Nuk eshtë keshtu?Pyete veten mire,per të vertetën,qytetar!Askush me cndodhi,nuk eshte i lumtur!Eshtë moszgjidhje për mashtrim!…Zgjidhje ka:Leviz…nuk ke kurajë,nuk ke shembull të zhdukim partitë me ideologji të vjetra?Merr shembull Italinë!Levizja 5 yjet e Beppe Grillo shkaterroi polin e qendres,partite “putana”,kanë mbetur të bllokuara dy të mëdhatë qe do gremisen se shpejti!Nuk beson?kliko:www bepegrillo manara a LONDRA,neser A Tirana!E thjeshtë,je ti që duhet të Levizesh duke shkaterruar se pari Berishen,Metën…gjithe te tjeret!Vepro…Levizja 5 yjet,neser vjen aty,si ne Londer,Berlin,Tokje,New York….Mos të rrimë si gjithmone të fundit!Kur partite qeveritare ne Shqiperi kane falimentuar,kur kane vrare njerez,jane korruptuar!Lëviz se pari brenda vetes tënde!Te mungon Liria,Mirqenia,Puna,Ekologjia,do ti bëjmë pronën tonë dhe gjithë shqiptareve!LEVIZ,mos voto Mafjen…Nuk di?Kliko bepegrillo manara a Londra!Shumë shpejt në Tiranë.Nuk je i vetëm!Zgjohu,Leviz!Një TSUNM po vjen edhe në Shqiperi.Te zhdukim të keqen!Leviz!…
Me vjen keq qe per ironi te fatit keta te dy jane nga Skrapari, si Mustafa Nano dhe Meta. Cpo ndodh me keta Skrapalijte, keta spaskan turp fare, nuk paskan moral. Ndoshta rrenjet e ketij fenomeni jane te thella, ishin kryesisht skrapalijte te cilet per buken e gojes i zbriti Enveri ne Tirane dhe ne rrethe te tjera dhe ishin ata mbrojtesit, ushtaret me te zellshem te atij sistemi. Kjo u kondicionua nga kushtet ekonomike atehere, se ne mal po ngordhnin urie.I sherbyen atij qe i dha nje cope buke dhe nje pale rroba ushtarake.Nga sa kemi degjuar kjo krahine ne kohet e vjetra nuk shquhej per kulture e njeres te shkolluar si p.sh. Shkodra apo Elbasani te cilet qe atehere studionin jashte shtetit.