Ditën e sotme, Komisioni për Çështjet Ligjore ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta, për kthimin e ligjit të Bashkëqeverisjes.
Deputetët e maxhorancës votuan kundër dekretit të kreut të shtetit.
Dekreti i Metës mori 3 vota pro dhe 11 kundër në Komision, ndërsa tashmë do t’i shkojë Kuvendit për t’u votuar.
Ministrja Elisa Spiropali e pranishme në komision tha se arsyet e presidentit për kthimin e ligjit janë të pabazuara.
Deputetët e opozitës kundërshtuan sërish “Bashkëqeverisjen”, duke e cilësuar atë si akti-kushtetues.
j.l./ dita
Bashkeqeverisja eshte nje KCK dhe mbulon te gjithe korrupsionin, shkeljet ligjore dhe paftesite e pushtetareve.
Kush jane sukseset reale te kesaj bashkeqeverisje qe duhet te kthehet ne agjenci. Asnje. Ngritja e saj eshte nje institucion me shume ne kurriz te buxhetit te shtetit dhe nje hallke problematike per popullin.