Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë nr. 1 në kryeqytet tha se forca politike që ai drejton do të maksimalizojë rezultatet e arritura në zgjedhjet e fundit. Meta tha se LSI-ja nuk është forcë politike që bazohet në retorika boshe. “Në të kaluarën kemi qenë në një situatë shumë në të pafavorshme dhe mjaft trysnuese, shumë jo demokratike. Në të dyja zgjedhjet (2009 dhe 2011) nuk kemi pasur komisionarë, numërues, jemi përjashtuar në mënyrë flagrante ndërsa në këto zgjedhje ne vijmë në një pozitë të barabartë dhe janë të gjitha arsyet që qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë të votojnë për LSI-në, sepse besoj që janë bindur që kjo është forca e arsyes, është forca e logjikës, është forca e problemeve që kanë njerëzit dhe e angazhuar për t’i zgjidhur ato. Nuk është një forcë politike që bazohet në retorika boshe, por edhe që bazohet në disa çështje thelbësore që kanë të bëjnë jo vetëm me stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të vendit por që kanë të bëjnë edhe me përmirësimin e vazhdueshëm të standardit të jetesës së çdo qytetari dhe të çdo familjeje. Ndaj besoj shumë në këtë përkrahje të madhe që pritet të kurorëzohet më 23 qershor, e cila natyrisht ka nevojë për një punë edhe më energjike nga të gjithë ne drejtuesit e LSI-së,dhe këtu kam parasysh edhe kryetarët e organizatave të LSI-së në terren dhe kam parasysh edhe çdo anëtar të LSI-së sepse ai e drejton punën atje ku ai jeton, atje ku banon”, u shpreh Meta.
IK O HAJDUT,O PLEHRA E SKRAPARIT,O BYTHESHITUR,QE VETEM PER HASHURE E KE MENDJEN.SIC KE FYTYREN SI QYP MUTI KE DHE SHPIRTIN MUT PER QYP.YYYYYYYY DEBIL I COROVODES.
O monster o jashtqitje e Skraparit se ti ske te besh me skrapallit denbabaden patriote ti je vetem nje mut skrapari mos u merakos se plot me vota do ti mbushesh brket e tua e te monit.Mbylle ete hale goje se qelbe gjithe vendin.