Ilir Meta deklaron në një intervistë për Top Channel se fitorja e opozitës nuk është në diskutim dhe se Berisha është një kryeministër në ikje dhe ai e di këtë fare mirë.
Kreu i LSI akuzoi Kryeministrin se është ai bllokuesi i integrimit dhe kompromisit për tre ligjet, kurse për KQZ ai tha se ka një përgjegjës të qartë të krizës dhe kjo është qeveria.
“Anëtarët e rinj që do të shkojnë në Gjykatën e Lartë do të jenë produkt i një bashkëpunimi midis Presidentit dhe Parlamentit të ri. Por mesa duket zoti Berisha, pavarësisht se flet për fitore, duke ndjellë humbjen kërkon që të mos i kontribuoje procesit të integrimit europian. Nëse do të ishte i sigurt për fitoren atëherë do të ishte i gatshëm që këto tre ligje do të votoheshin tani, dhe do të hynin në fuqi në Parlamentin e ri, ku përsëri sipas deklarimeve të tij ai do të përfaqësonte mazhorancën”, thotë Meta.
Meta u shpreh se koalicioni opozitar do të arrijë deri në 80 mandate, ndërsa LSI do të marrë një rezultat surprizë dyshifror.
“Opozita ka mundësi të kalojë 80 mandate në Kuvendin e ri, jam i bindur se do të jetë një diferencë plebishitare me të paktën 200 mijë vota”, tha Meta.
Z. Meta, duke se fushata tashmë ka rritur edhe tonat edhe intensitetin. Sipas analistëve por jo vetëm LSI është në pozitat më jo komode për shkak se ka qenë në qeverisje këto 4 vitet e fundit dhe kërkon një votë si pjesë e opozitës. Kryeministri ka thënë se Meta një herë flet si opozitar dhe një herë si qeveritar. Si do ta komentonit?
Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë në qeveri në interes të stabilitetit të vendit dhe të integrimit evropian të vendit. Është sot në opozitë përsëri në interes të forcimit të stabilitetit të vendit dhe të zhbllokimit të procesit të integrimit evropian. Jam i bindur se duke kontribuar për rotacionin kontribuojmë për të zhbllokuar marrjen e statusit të vendit kandidat, për t’i dhënë fund këtij ngërçi politik i cili kohët e fundit është theksuar akoma edhe më shumë për shkak të kokëfortësisë së Kryeministrit aktual.
Është një konkluzion që e keni nxjerrë pasi keni dalë nga qeverisja apo e keni pasur edhe më parë?
Aktualisht Kryeministri Berisha është bllokatori, siç i pëlqen atij për tu shprehur, i përshpejtimit të marrjes së statusit të vendit kandidat. Kjo sepse unë kam dy javë që kam bërë një ftesë për një kompromis që parasheh votimin e tre ligjeve brenda këtij sesioni parlamentar dhe hyrjen në fuqi të tyre në shtator me parlamentin e ri. Partia Socialiste e ka pranuar ndërsa z. Berisha bën sikur nuk e kupton këtë kompromis dhe insiston që ato të miratohen ashtu siç janë ose përndryshe kjo gjë të mos ndodhë.
Kjo do të thotë që anëtarët e Gjykatës së Lartë që do të jenë pjesë Gjykatës Administrative do të miratohen nga parlamenti i ri. Është ky thelbi i propozimit tuaj?
Nisur nga disa emërime të spikatura politikisht në institucionet më të larta të vendit dhe disa nga gjykatat më të larta të vendit natyrisht që ky propozim synon që kjo Gjykatë Administrative ose ky kolegj i Gjykatës së Lartë që do të zbatojë ligjin për Gjykatën Administrative të kompozohet nga Presidenti aktual dhe nga Parlamenti i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
Çfarë i ofroni ju Berishës duke qenë se po i merrni anëtarët e Gjykatës së Lartë?
Ne nuk po marrim anëtarët e gjykatës, përkundrazi. Ne po japin një kompromis ku anëtarët e rinj që do të shtohen në Gjykatën e Lartë do të jenë produkt i një bashkëpunimi midis Presidentit dhe parlamentit të ri. Por mesa duket z. Berisha pavarësisht se flet për fitore, duke ndierë humbjen kërkon të mos i kontribuojë procesit të integrimit evropian. Në rast se ai do të ishte i sigurt për fitoren do të ishte i gatshëm që këto tre ligje të miratoheshin tani dhe natyrisht do të hynin në fuqi në Parlamentin e ri ku përsëri, sipas fjalimeve të tij, ai do të përfaqësonte mazhorancën.
Kush do të jetë përfitimi i Shqipërisë duke qenë se edhe sikur këto ligje të miratohen tani për statusin kandidat nuk kanë vlerë dhe efekt në Komisionin Evropian? Ju i druheni një opozite të nesërme, që do të jetë mesa duket e drejtuar nga Partia Demokratike për mosvotimin e tyre?
Ne nuk është se i druhemi opozitës së nesërme, përkundrazi. Ne e mirëpresim opozitën e nesërme për bashkëpunim dhe do t’i krijojmë të gjitha hapësirat për të çuar përpara bashkëpunimin. Por, ne na shqetëson çdo ditë e humbur në drejtim të procesit të integrimit evropian sepse është shumë e rëndësishme që tre ligjet të miratohen tani, pasi përndryshe do të jetë e vështirë, sikurse ka thënë edhe komisioneri Fyle që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti. Çdo vonesë në miratimin e këtyre tre ligjeve natyrisht që ul besueshmërinë e vendit për marrjen e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti.
Një tjerët institucion në ngërç është edhe KQZ-ja. Në rast të dështimit të një procesi zgjedhor, sa përgjegjësi do të ketë opozita për mosplotësimin e vendeve vakante në institucionin më të lartë zgjedhor?
Problemi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk e ka krijuar opozita, përkundrazi. Ky është një problem i cili nga fillimi deri në fund ka vetëm një përgjegjës që është kryeministri aktual, i cili në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese dhe me mjaft arrogancë, për të mos thënë në mënyrë të dhunshme, hoqi një anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke vendosur një tjetër gjë që provokoi më pas edhe dorëheqjet individuale të anëtarëve të tjerë të KQZ-së.
A është kjo një situatë normale z. Meta?
Natyrisht që nuk është një situatë normale por kjo situatë ka vetëm një përgjegjës. Natyrisht opozita ka qenë e hapur për të vendosur integritetin e KQZ-së dhe njëkohësisht për të rivendosur besimin tek ky institucion. Por, opozita nuk ka asnjë arsye që të legjitimojë dhunimin që i është bërë këtij institucioni
Nuk do të ketë asnjë përgjegjësi edhe në rast se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të jetë i aftë të menaxhojë procesin?
Nuk është kjo një përgjegjësi e opozitës. Ka dalë nga mundësitë e saj për të marrë përgjegjësi. Duhet të ketë një reflektim nga mazhoranca në mënyrë që të rivendoset integriteti i KQZ dhe ai të jetë plotësisht funksional.
Z. Meta, sa parashikoni të jetë rezultati i zgjedhjeve për opozitën e sotme e përkthyer në shifra dhe mandate deputetësh. Sa deputetë pretendoni ju të ketë mazhoranca e nesërme më kuvendin e ri të Shqipërisë?
Jam i bindur që do të jetë një diferencë plebishitare me të paktën 200 mijë vota. Për këtë jam i bindur dhe i sigurt dhe mund ta ruani këtë si insert për të ardhmen.
200 mijë vota për sa mandate z. Meta, sepse këto vota mund të mos përkthehen në 20 mandate.
Kjo nuk është më e rëndësishme, por diferenca absolutisht do të jetë shumë e madhe.
A do ta ketë të vështirë opozita të ketë 72 deputetë në kuvend?
Nuk mund të flasim për gjëra të tilla. Opozita i ka të gjitha mundësitë të arrijë dhe të kalojë 80 mandatet në Kuvendin e ri.
Brenda këtyre 80 mandateve që ju pretendoni të merrni si opozitë, sa mandate pretendon LSI-ja të marrë më 23 qershor?
Pritshmëria jonë është tepër pozitive, natyrisht edhe koalicioni na favorizon në maksimizimin e mandateve apo konvertimin e votave në mandate. Për ne kryesorja është fitorja bindëse e koalicionit që të kemi një mazhorancë tepë solide dhe patjetër rezultati i LSI-së në të gjitha rastet do të jetë dyshifror.
Z. Meta, ju flisni për opozitën, por përveç ditës kur ju nënshkruat marrëveshjen e përbashkët me PS-në, nuk ju kemi parë të bëni fushatë të përbashkët, siç ka ndodhur në fushatën e vitit 2007 apo daljet e përbashkëta me z. Rama në takime elektorale. Është kjo një pjesë e marrëveshjes parazgjedhore me forcën më të madhe opozitare për të bërë fushata të diferencuara dhe për të pasur një rezultat të përbashkët apo do të kemi në ditët në vijim një fushatë të përbashkët në grumbullimin e sa më shumë votave për opozitën e bashkuar?
Mendoj se kemi një objektiv të përbashkët, kemi një koalicion të përbashkët dhe natyrisht që do të kemi edhe ngjarje të tjera të përbashkëta por çdo forcë politike në koalicion gjithashtu ka edhe strategjinë e saj ka taktikat e saj, ka ndërtuar fushatën e saj, por në fund të fundit të gjitha konvergojnë në një objektiv madhor që është rotacioni fitorja dhe zhbllokimi i proceseve integruese në vend.
Ka disa prej ish-eksponentëve të PS-së si z. Malaj apo z. Duka apo dhe të LSI-së si z. Prifti që kanë vendosur të garojnë si kandidatë të pavarur apo me forca të djathta. A do të jenë këto faktorë të së majtës që do prishin punë në qarqe të caktuara?
Jam i bindur se diferenca do të jetë mbi 200 mijë vota midis dy koalicioneve dhe absolutisht që shqiptarët do të votojnë në mënyrë masive për rotacionin dhe jo për fishekzjarrët.
Kemi parë edhe një fenomen tjetër në këtë garë parlamentare, sidomos ajo e kapërcimit të disa deputetëve nga njëra parti në një parti tjetër kundërshtare. Kam parasysh këtu veçanërisht z. Islami. Si e komentoni kalimin e tij nga një parti thuajse e themeluar edhe prej tij në një parti kundërshtare, të cilës i ka bërë opozitë për 20 vjet me radhë?
Këto janë vendime individuale dhe unë nuk kam arsye përse t’i gjykoj, përkundrazi. Por mund të them se janë gati 100 mijë vota demokratësh që do të shkojnë për 10 mandate të pasigurta pas 23 qershorit. Natyrisht kjo është një çështje e PD-së, nuk është një çështje jonë.
Kjo do të thotë që PD-ja këto vota i ka të humbura tashmë?
Jo unë nuk e thashë këtë.
Kujt i prish punë ky fenomen? Të majtës, të djathtës apo politikës shqiptare duke krijuar këtë fenomen negativ?
Çdo forcë politike merr përgjegjësitë e saj dh çdo individ merr përgjegjësitë e tij, por nëse vë në balancë efektet pozitive dhe negative që një fenomen i tillë shkakton në rastin konkret natyrisht që fenomeni i tillë sjellë një demotivim të madh të anëtarëve të PD-së, sepse ata do të çojnë 100 mijë vota për 10 mandate, të cilat pas 23 qershorit nuk e di se sa të sigurta do të jenë.
Z. Meta, është krijuar ajo që quhet miti i Kryeministrit Berisha për ta mposhtur në zgjedhje për shkak të përdorimit të instrumenteve ligjorë dhe joligjorë për fitoren e zgjedhjeve. E ndani këtë opinion edhe ju dhe kush do të jetë mekanizmi për të mbrojtur atë që ju pretendoni më 23 qershor, fitoren?
Absolutisht, opozita i ka të gjitha instrumentet për të mbrojtur fitoren e saj dhe votën e çdo qytetari shqiptar. Ndërkohë që z. Berisha, pavarësisht nga angazhimi i tij tepër luftarak dhe më duket sikur është i vetmi që lufton për fitoren e PD-së në këtë fushatë, unë personalisht e shoh të gatshëm për të bërë dorëzimin e detyrës në mënyrë civile, demokratike dhe shembullore.
Kush janë këto shenja që të mund t’i shohin dhe shqiptarët z. Meta?
Këto unë i shoh vetë, përsa i takon qytetarëve ata do t’i shohin pas 23 qershorit besoj.
PS-ja ka vendosur një rregull, sipas të cilit ministrat nuk do të jenë deputetë dhe anasjelltas. Ministrat që do të bëhen të tillë nga radhët e deputetëve do të lënë mandatin e tyre në kuvend. A do të përdoret ky rregull edhe me ato dikastere që LSI do të mbajë?
Kjo është një çështje për të cilën do të vendoset konkretisht në kohën e duhur, por në deklaratën që ne kemi firmosur, parimi i ndarjes së pushteteve, këtu kam në konsideratë i ndarjes së legjislativit me ekzekutivin, është një parim i shëndetshëm për demokracitë parlamentare.
Kur ishte kryeminister Meta me 2001 ne zgjellje ne Dushk te Lushnjes nxorri ne nje zone nga nje depudet qe i takonte zones fiks 13 depudet.Ky per dy gjera duhet te besohet:
Si fitohet leke ne pushtet
Si nxirren depudet pa pase shume vota si DUSHK 2001
Besojeni por kam frike se duke qene jo ne pushtet do ta kete zor te marre DUSHKUN E DYTE
Opozita duhet të flas realisht mbi pergjegjesite e krimeve! Eshte koha.
Intervista më e re e Metës duket tejet interesante.Por nderkohe edhe e paplotë,megjithse konfigurohet objektivi i 200 mijë votave më shumë për opozitën.Meta ka evolucion në vetvete dhe kjo duhet pranuar.Une jam,ndërkohë, nje nder kritiket e tij te shumte, të majtë,bile shpesh dhe i ashper,pse jo,vulgar kam qene me te!Mendoj dhe sot se atehere e ka merituar!Teoria e tij mbi “moderacionin”e politikës,per mua nuk qendron,pasi politika shqiptare sidomos ajo mazhoritare,flet per te kunderten.Eshte tejet arkaike, klienteliste dhe e konfliktuale.Meta e mbron ketë për arsyet e tij partiake. Natyrisht ka evoluar. Ka impenjim te ri,mbeshtetje me te gjerë dhe nga keto prurje,them se sot eshte tjeter dhe me imponon suspacion,frenim ne kritike,pasi nuk mund ta kap me ne të kaluaren,ku drejtesia gjithsesi i dha nje vendim ligjor qe duhet te mos e pranojme,por respektojme…Natyrisht opozita fiton,dhe fitorja i duhet jo opozites vetem,por dhe shqiptareve per rrotacion politik!Duhet te mesohemi me nderrimet e pushteteve,sepse freskojne e konsolidojne demokracine.Sigurisht Berisha e di humbjen,por nuk jam i bindur se ai do e dorzojë pushtetin pa vjedhje;presion dhe pse jo “tollovi”,sepse ka VRARE njerz dhe di cdo te ndodh me ate vet dhe te tjere qe ekzekutuan vrasjet!Ai nxori ne skene jo kot,teoremen e Vaterlose,per Ramen,gje qe e parandjen per vetveten,ku Napoleoni shqiptar donkishot,Berisha nuk sheh humbjen me vota,por humbjen perfundimtare te tij,burgun!
qe e meriton!Nuk ka Mehmet Eleze qe ne prapavije kan qene eminence e padukshme,primar te tij,ta shpetojne,as karagjoze ideologe te tjere qe e futen kete cope mishi me dy sy gjer ne vrasje shqiptaresh!Kastriot Islami qe u dergua me”urdher”,nuk mund ta shpetojë me formulat e tij fiziko-berthamore të mbijeteses së vetes,sepse sipas ligjeve të fizikës,tenxherja me presion ka kohë qê po zjen dhe valvulat shkarkuese Islami,Kardelli etj,jane komplet të bllokuara!Vet Berisha duhet të zhbllokoje tenxheren me presion vrasjesh, gjaku,korrupsioni dhe poshtersish makiavelike,qe ajo të mos shperthejë nga “presioni”avullues i masës Sovran;por kete Berisha nuk e ben dot dhe Meta kotesisht hedh idene se ai do pranoi humbjen.Nuk eshte vleresim i mire per demokracine reale qe ne PD ka vetem nje njeri qe lufton fort,Berisha!Kjo sepse tregon qarte dy gjera, e para Berisha do vjedh se s’ka rrugë,e dyta duket i vetmuar si “kalores”,sepse edhe ne PD dine pergjegjsite e tij,ndaj e kane nxjerrë te vetem si Donkishot….Meta analizon drejt arsyet e fitores,bile edhe ikja e tij nga qeverisja eshte”Kthim ne Shtepi!”,Ikje demokratike,si Lega e Veriut sot ne Itali,pershembull,qe me Berluskonin ne qeverisje ishte aleat, kurse sot atij i bën opozitë!….Por Meta nuk duhet të besojë apriori se Berisha eshte i bindur per humbjen,qe me vjedhje ai e kthen fitore!..Nderkohe ve re se dhe opozita e ka spostuar disi kete pike denoncuese të qeverisjes se Berishes,me vrasje!…Pse?A nuk u ben ato ne kete qeverisje?Borxhi i larte 63 perqind,sipas Majko a nuk eshte negativizem skandaloz i tij?Etj…Acarim i situates apo “frika”e Metes per akuza se ishte ne qeveri,jane mosarsye qe duhet te riparohen ne kohen e mbetur…Nuk i takon opozitës të luaj cic-micin;si “Berisha do humbi!”Po perse?Perse kjo qeverisje 8 vjecare beri Gerdecin, vodhi votat dhe dogji kutite?E cuditshme retorika politike e Rames,kur luftoi per voten e lirë!E cuditshme heshtja e Metes pse ka qene ne qeverisje dytsore(?!)dhe lejojne perbaltje duke treguar perralla karrocash e balte ku ikin kuajtë,nga njera and(Berisha)dhe autobusi vertet modern ku udheton pa antiplumba veshur opozita(Rama)Opozita i zberthen brinjet qeverisjes per cka bere keto tete vjet(ka krime dhe opozita nuk i trajton) sepse edhe te mos ishin krimet e shemtuara,drejtesia e kapur,eshte realiteti i njeriut shqiptar, papunesia e tij,siguria e tij,vetvrasja e tij.Nese vazhdohet keshtu,roze e gri,opozicioni, tregon edhe nje here se partite politike pluraliste jane jo vetem difektoze dhe duhen zhdukur nga sistemi,por komplementuese të njera tjetres,si ikja e “perllogaritur”qe me Ramizin ndofta e Kastriot Islamit,bashkpergjegjese ndaj dhe duhen zhdukur nga Sovrani….Kjo sepse duket qarte se opozita euforike(qe duhet te marr vertet pushtet)ka rene ne sklerozen e Berishës që atakon “komunistet”kur ish komunist ka qene vet dhe shtabin e tij,me Islamet,Elezet e të tjerë, e ka ende të tillë! Kjo intervistë e mirë e Metës, krijon imazh per alternim pushteti, por imazhi nga realiteti, jane gjithmonë shumë larg!Sidomos kur ne mes eshtë fantazma Vrasës!…Eshtë ende koha për shpjegime reale per ato te tmerrshme ngjarje qe kane ndodhur keto tetë vjet duke percaktuar hapur, kurajshëm,pergjegjesitë e qeverisësve dhe të ashtuquajturit kryeministër!…
Shënim:Nuk e kam të vështirë t’i dergoj “Dites”këtë koment me I-Mail,për print dhe ajo të vendos me përzgjedhje, por mua më pëlqen të lexohemi në blog,ku respektueshëm ka “tema” por dhe shpesh komentues cilësor dhe më pak cilësor që shprehin ide dhe këta përbëjnë qiellin me yje,të “Ditës”.(Jo te gjithe yjet shkelqejnë njësoj!)ku besoj se “nesër, kushdo mund të jetë dhe gazetar!…
Po kujt I intereson se jetoni ne itali.Shko e laj pijata ndonje local se nuk I hyn kujt ne pune prrallat tua. Nuk ka mbet politika shqiptare te marr mend nga ju more I shkret.E bene komentin sa tre her artikullin,mend do na shesesh.