Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në promovimin e librit “Ndërhyrja e Shtetit në Ekonomi” me bashkautorë Prof. Dr. Aristotel Pano dhe Prof. Dr. Anasatas Angjeli.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, Meta u ndal në vlerat që mbart ky libër si dhe në rëndësinë që ka për analizimin dhe për dhënien e rekomandimeve konkrete për ekonominë shqiptare.
“Kjo është një temë sa aktuale dhe e ditës aq edhe e rëndësishme dhe do të vazhdojë gjithmonë, por është shumë aktuale jo vetëm për zhvillimet e ekonomisë globale në përgjithësi dhe të eurozonës në veçanti, por sepse është me shumë rëndësi jetike dhe për vetë ekonominë tonë, për stadin aktual të zhvillimit të saj dhe kapërcimin e mjaft sfidave të mprehta me të cilat ne ndeshemi. Dëshiroj të ndalem në disa momente të veçanta që ky botim i rëndësishëm na bën të reflektojmë apo të debatojmë. Fillimisht do të doja të theksoja se, shkollat dhe mendimi ekonomik, rreth çështjes së ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, ‘masës’, mënyrës, kohës,cilësisë dhe instrumenteve të përdorur, natyrisht kanë ndryshuar, evoluar, herë kanë dalë më në pah, dhe herë kanë qëndruar në sirtar”, tha Meta.
Në vijim të fjalës së tij, Meta u shpreh se kriza aktuale globale dhe sidomos ajo e eurozonës, e këtyre 78 viteve të fundit “e shkundi pluhurin” për të nxjerrë në skenë përsëri debatet në këtë çështje, ku debati kryesor ka të bëjë midis të ashpra apo ndërhyrje dhe zhvillim i qëndrueshëm dhe punësim. Sipas tij, një debat më i gjerë i vlerësimit të mendimit akademik në përgjithësi dhe atij ekonomik, financiar e social në mënyrë të veçantë është i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të gjithë e sidomos për vendimmarrësit. “Më lejoni të shkund edhe unë nga kujtesa ime një thënie të Kejnsit, që pas veprimit të çdo shtetari, politikani dhe ligjvënësi, duhet të qëndrojë gjithmonë mendimi ekonomik.
Kështu, edhe veprimi politik ynë politik nuk mund të arrijë sukseset e tij pa shfrytëzuar e përdorur këtë mendim të cilin ne e kemi. Prandaj vlerësimi i mendimit akademik ekonomik mbetet i domosdoshëm dhe nuk është luks dhe mbi të gjitha përvetësimi i mesazheve dhe tezave që ky botim përcjell janë një kontribut tepër pozitiv për zhvillimin ekonomisë tonë më mriz në të ardhmen”, tha Meta duke shtuar se në funksion të këtij qëllimi, dhe duke marrë shkas nga mesazhet dhe problematika e përcjellë përmes këtij botimi, e sidomos nga analiza e më shumë se 20 viteve të ndërhyrjes së shtetit në ekonominë tonë, përmasave dhe instrumenteve të përdorur, konkluzioneve dhe përfundimeve të arritura, është momenti për të reflektuar dhe qartësuar disa ide dhe problematika.
Vertet ashtu eshte Meta,po ju beni te kunderten si te vjedhni e ne cdo menyre.
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
DHE SEKUESTRIM PASURIE
PER ILIR MUTIN DHE LSI.
sikur ta dije se sa surrat i urryer je…
po
sa her qe flet per ekonomine ky , do pasur frike
e ka doren e rende kur nxjerr bllokun dhe ben llogarite
uroj qe mos ti lindi deshira te na behet doktor i shkencave …te bllokut 😛
Epo kur hap halene ky qe e ka ne vend te gojes…
Po ik o qyq, gezo leket qe ke vjedhur dhe na e kurse pamjen tende prej varreze…