Gjatë një takimi me mbështetësit e LSI-së në Gjirokastër, kryetari Ilir Meta tha se qeveria fsheh 500 milionë euro fond borxh për firmat në Shqipëri. Në lidhje me rikthimin tek e majta, Meta u shpreh se tani është i ripërtërirë dhe “i gatshëm për ta nisur nga fillimi me të gjithë ju këtë sfidë të rëndësishme”.
Disa nga batutat e Metës për Berishën janë më poshtë:
-Tani më të gjatë janë shiritat që priten se sa rrugët që asfaltohen.
-Kryeministri aktual, i cili ka bërë mijëra e miliona rrugë të asfaltuara anembanë globit, e ftojmë që të vijë jo me helikopter, por me makinë nga Memaliaj në Tepelenë.
-Presidenti amerikan Regan ka thënë që “nuk është qeveria ajo që zgjidh problemet, por qeveria është vetë problemi” dhe këtë duket sikur e ka thënë për qeverinë e z. Berisha.
-Le të votojmë për ndryshimin, t’i japim fund garës që ka shpallur Berisha me Gjermaninë, të cilën e ka lënë me kohë mbrapa
-Ndaj kërkohet një lidership, që na sjell zgjidhje konkrete për problemet tona dhe jo që flet me yjet në qiell. / TEMA