Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë hapëse të kampingut të LRI-së në bregdetin e Jalës në Vlorë.
Një aktivitet tradicional tashmë që organizohet për të shtatin vit radhazi dhe ku marrin pjesë rreth 1300 të rinj e të reja nga i gjithë vendi, anëtarë e simpatizantë të forumit rinor të LRI-së.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Thomas Schnöll, Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, Zv. Ambasadori i Francës, Didier Guilbert, Sekretarja e Përgjithshme e Internacionales së të Rinjve Socialistë (International Union of Socialist Youth-IUSY), Evin Incir si edhe deputetët e LSI-së, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj dhe Petrit Vasili.
Ilir Meta tha se LRI-ja dha një kontribut të rëndësishëm në fushatën e fundit zgjedhore, sidomos në Tiranë, duke arritur edhe rezultat mjaft të mira.
Gjithashtu, kreu i LSI-së theksi faktin që në 13 anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës, 9 vijnë nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim.
Meta u shpreh se të rinjtë duhen motivuar që të mësojnë sa më shumë dhe të përmirësohen çdo ditë, sepse Shqipëria Europiane do të mbetet thjeshtë një slogan në rast se nuk është në gjendje dhe e aftë të jetë një Shqipëri që konkurron vetëm përmes një rinie më të arsimuar e më të kualifikuar.
Ilir Meta u shpreh se Shqipëria është e të rinjve dhe kjo do të thotë një ndryshim i madh në politikë në vendimmarrje në favor të të rinjve, sepse sfidat që ka vendi do të vazhdojnë të jenë më të vështira.
“Shqipëria është e të rinjve dhe kjo do të thotë një ndryshim i madh në politikë në vendimmarrje në favor të të rinjve, sepse sfidat që ka vendi do të vazhdojnë të jenë më të vështira.
Dua t’ju falënderoj juve por në mënyrë të veçantë dua të falënderoj prindërit tuaj, që kanë besim te ju, që kanë besim te LRI.
Dua t’i falënderoj ata jo vetëm për këtë arsye por edhe sepse ju mbështesin, mbështesin arsimimin tuaj, në gjithçka që ju përpiqeni për të ardhmen tuaj dhe absolutisht që jam i bindur se ky angazhim, ky investim që ju bëni në LRI është dhe do të jetë një mbështetje e fuqishme jo vetëm për të ardhmen tuaj, por për të ardhmen e të gjithë gjeneratës tuaj”, – deklaroi kryetari i LSI-së, Ilir Meta në fjalën e tij përshëndetëse.
Ky keshtu flet, si e thone ne popull:
“si e eme e Zeqos ne maje te thanes”.
Sepse I ka besuar vetem “Lekut”, me para u ngriten “çadrat” e te rinjeve per zgjedhjet locale mese nje muaj, me terinjte qe flet Iliri.
Keto zgjedhje treguan edhe nje here fytyren e vertet te LSI- dhe degradimin e saj ne publik-
vetem parate e grabitura perdoren ne kete menyre, ndryshe do ishte po ti kishin nga xhepi i tyre
Ky mamuth i korrupsionit nuk i ka lene gje mangut Saliut, Lulit, Mediut, Fatosit e soj e sorollopeve te tjere! Tani na kendon si gjeli ne maje te plehut, duke na bere moral, se si te punohet e te ecet perpara. Ilir, hiq dore nga demagogjia, shko vullnetarisht para drejtesise se reformuar ( ne se do te krijohet ndonjehere), dhe rrefehu per te gjitha mekatet qe ke bere dhe borxhet e jashtezakonshme qe i ke ketij populli! Sa me shpejt qe ta kryesh kete pune, aq me mire per ju dhe sovranin!
…mire me ju , po heq Shqiperia….po kur te vijen keta te rinjte qe keni mesuar…!…o le le o nene…qente e qeneve…
Dua qè tè rikujtoj,
per tè gjithe lexuesit mbare,
nje histori shume reale,
ku vete kam qene deshmitare!….
Si sot perpara dy vitesh,
bera pushimet né jale,
atje ku shkonte ndonjehere,
edhe qoftelargu Sale!!
Zgjedhjet sapo ishin bere,
sa kish thyer qafen Saliu,
kur nje turme nga Lsi-ja.
né plazhin e jales mbiu!..
Une,vetem nje çader me tutje,
bashke me miqte e mi poete,
ca minuta kortezie,
me Liken beme muhabet!..
Turmen me djem e me vajza,
e drejtonte Mona vete,
ndersa Likja me Pertitin,
hynin e dilnin né det….
Ne tè perenduar diellit,
u mblodhen e gjithe rinia,
ajo mbremje do qendroje,
gjate né kujtimet e mia!!….
Ate mbremje e kujtoj,
s’i degjenerim rinor,
né ato çadra kampingu,
çdo pele kishte nje hamshor!…..
E gjithe levizja rinore,
mbante né dore nje shirit,
kushdo që kish nje tè tille,
pinte birre pa limit !!…
Me shirit tè kuq né dore
simboli i Lsi-se
e kishe çdo gjë né dore
ishe i zoti i shtepise!
Une keshtu si nga natyra,
jam tip qè afrohem shumë,
ndaj pyeta ca djemuri,
ç ‘eshte kjo birre qe derdhet lume? !
I ardhur njeçike né qejf,
një djale te ‘rrubineti’,
mbushi nje gote e me tha:
Pije s’e s’behet qameti!..
E vazhdoi fjalen djali,
e me tha si me tè qeshur,
sonte birra edhe p….
do kercase me tè ngjeshur!
I shikon gjith keto ‘pela’,
i shikon keta ‘hamshore’,
sot paguan Ilir Meta,
skemi pse i bjeme dore!…..
M’è mjaftonte ky shpjegim,
shume i lehte për t’u kuptuar,
ate mbremje e mendova,
mbremje tè degjeneruar!!…..
Nuk e di né keto dite
nuk shoh gje se s’jam aty
s’mund tè shkruaj me hamendje,
po si pashe gjerat me sy!…
Por nisur nga preçedenti,
qe pash né behar parvjet,
ka mundesi e njejta gje
tè ndodhe edhe sivjet ? !…
Kur qeni serb sali ram berisha lidhi aleance me like floririn 2009-2013 deklaroi se tani do te udheheqim per plot 30-vjet tha,LSI-ja eshte reciklim i plerave+jashteqitjeve te PD-se,ne lsi ka me shume dizertore te SHQUP-it sesa lsi-ste te likes+mones edhe mark uk tani me liken eshte bere…