Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë, Dinko Cvitan me të cilin biseduan rreth reformave në fushën e drejtësisë dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Meta tha se reforma në fushën e drejtësisë është një prioritet për Shqipërinë.
“Jemi në të njëjtin rajon dhe mund të marrim eksperiencë nga Kroacia. Reforma në sistemin e drejtësisë është një prioritet për vendin tonë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioriteti ynë në radhë të parë dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian”, theksoi Meta.
Gjithashtu, Meta shprehu mbështetjen për forcimin e shtetit ligjor dhe të institucionit të Prokurorisë.
“Eksperienca kroate në procesin e integrimit në Bashkimin Europian duhet të shërbejë si një rrugë suksesi për ne. Mbështesim forcimin e shtetit ligjor dhe institucionin e Prokurorisë”, tha më tej Meta.
Prokurori i Përgjithshëm të Kroacisë shprehu gatishmërinë e Kroacisë për të kontribuar me eksperiencën dhe ekspertët e saj për të ndihmuar në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
“Jemi të gatshëm të kontribuojmë me eksperiencën dhe ekspertët tanë më të mirë në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën tuaj drejt BE-së”, nënvizoi Cvitan.
Ky kujton se duke takuar kete kroatin i shpeton arrestimit te tij per vjedhjedhe mashtrime??!!
Ashtu fillon ore Ilir sa per te marre doren e pastaj te shkon gjithe trupi.
KUR ALI BABA BËN SIKUR DËNON HAJDUTËT E TIJ…
Sikur të bënte vaki që të vidhej Thesari në Bankën e Shtetit të ndonjë prej vendeve anëtarë të BE, Këshilli i Evropës do të vinte kambanat e alarmit duke e shpallur atë ngjarje të jashtëzakonshme, ashtu siç do të ishte në të vërtetë. Grup ekspertësh të BE do të kontrollonin në detaje gjendjen reale financiare të bankës në fjalë, ndërkohë që shërbimet sekretë dhe Europoli do të viheshin në gatishmëri të plotë për ndjekjen dhe arrestimin e keqbërësve.
Por e tradhtuara Bankë Shqiptare i kishte brenda hajdutët e Thesarit të komanduar fillimisht nga Ali Baba me mjekër blu e pastaj nga sivëllai i tij me mjekër rozë. Këta e quajnë Thesarin e Shtetit si thesarin e familjeve të tyre, ashtu siç quajnë Shqipërinë si çiflig të trashëguar nga baballarët dhe u dhurojnë copa deti e toke fqinjëve «miq», për t’i pasur mbështetje në jetëgjatësinë e pushtetit të tyre mafioz. Guvernatori i BSH ishte qehajai i të dy palëve dhe e ndiente veten si veshka në mes të dhjamit. Aq sa kishte krijuar edhe harem në ambientet e BSH, me ndriçim eksitues dhe krevat dopjo superluksoz. Nga kush mund të kishte frikë ai, gjersa menaxhonte vjedhjen e BSH prej krerëve të të dy klaneve mafiozo-politikë dhe legjislacioni për administrimin e BSH ishte hartuar qëllimisht i mangët, për t’i krijuar hapësirë të lirë abuzimi Guvernatorit Superministër, Fullani?
Kur bankieri i ndjerë, Artan Santo, i ra disi në erë orgjisë së shthurur që vlonte prej kohësh në bordellon BSH dhe shprehu dyshimin e tij pranë autoritetit të duhur shtetëror, Ali Baba me mjekër rozë i dha urdhër bandës së ekzekutorëve mafiozë që të zhdukej urgjentisht ai «dëshmitar i rrezikshëm». Duke eleminuar atë, gjithçka u manipulua shpejt në bashkëpunim me paraardhësin e tij me mjekër blu, si përshpirtje e radhës e një populli shurdh-memec. A nuk ishte Berisha ai që e mori i pari në mbrojtje publikisht «të pafajshmin» Fullani, i cili ishte i ftuar nderi në mbrëmjen e vitit të ri (2015) të organizuar nga i përndershmi president Nishani?
Në këto rrethana, ishte e pritshme që dënimet e të arrestuarve për vjedhjen e Thesarit në BSH prej hajdutëve të Ali Babës të linin për të dëshiruar. Por gjithsesi nuk mendohej që të ishin kaq qesharake, krejt simbolike.
Përgjegjësi i arkës për veprim në BSH (prej nga dalin dengjet e monedhave), Petrit Ramohitaj, u dënua pardje me 1 vit e 9 muaj burg. Ja dënimet qesharake të 10 të pandehurve të mëparshëm për megavjedhjen në Thesarin e BSH (713 milionë lekë të reja, nëse i duhet besuar shifrës së zvogëluar që jep vetë Ali Baba, për të evituar panikun e kreditorëve):
1 – Dorian Çollaku: 1 vit burg.
2 – Bashkim Xhilaga: Lirim me kusht (2 vjet), për arsye shëndetësore.
3 – Lavdim Cani: 1 vit e 4 muaj.
4 – Myzejen Belba: 1 vit e 4 muaj.
5 – Liljana Kola (Tusha): 1 vit e 4 muaj.
6 – Dhimitër Davidhi: 1 vit e 6 muaj.
7 – Bahri Allushi: 1 vit.
8 – Gentjan Jahja: 8 muaj.
9 – Fatbardha Gurthi: 8 muaj.
10 – Mehdi Marku: 1 vit.
(Gazeta «Shekulli», 19 shkurt 2015).
A nuk të krijohet përshtypja sikur këta hajdutë të Ali Babës janë dënuar për fatura dritash të pa paguara e jo për vjedhje në Thesarin e Shtetit, cenimi i të cilit përbën një vepër penale të shkallës së lartë (atje ku ka shtet e jo pleh-pushtet)?
Por Ali Baba nuk do i lërë ta vuajnë të gjithë dënimin simbolik hajdutët e tij besnikë. Nga mesi i muajit tetor, parashikohet një falje të burgosurish (me rastin e 107 vjetorit të ditëlindjes së «Heroit të Popullit» ish-Diktator) dhe ata do të lirohen. Veçse nuk do të punësohen më në BSH, por në banka të nivelit të dytë, se edhe atje i duhen hajdutë Ali Babës. A nuk u vodhën rishtas një sasi e madhe eurosh para një banke të tillë, ndërsa policët e furgonit nuk reaguan (se ashtu e kishin urdhërin)? Me siguri Ali Baba do i lirojë edhe ata në mes të tetorit e do i vesh policë përsëri në ndonjë rreth tjetër, sepse paratë që u vodhën duheshin për zgjedhjet lokale.
O burra, të nderuar zgjedhës, shtyhuni për t’i votuar më 21 qershor bandat që po ju rrjepin!
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=231128