Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka udhëtuar sot drejt Pogradecit për një takim me mbështetësit e forcës së tij politike. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Meta tha se politika nuk duhet të merret me të kaluarën, pasi në këtë mënyrë pengohet e ardhmja e vendit.
“Të mos merremi me të kaluarën për të penguar të ardhmen. 23 qershori është dita kur qytetarët do votojnë për integrimin”, tha ai, pasi sic nënvizoi ‘LSI ka emancipuar politikën shqiptare me qëndrimin e saj”, tha Meta.
Gjithashtu, ai është shprehur se vendi ka nevojë për politikë konstruktive, në të mirë të integrimit. “Politika konfliktuale e la Shqipërinë pa statusin kandidat. LSI nuk i ndryshon dot të tjerët, por është me qytetarët”, u shpreh Meta.
Mos moreeee, na mbushe mendjen.
TE HAROJME -bllokun e Gimit – do te thuash? o koklope?