Pas 9 vitesh Migjen Basha i jep fund aventurës në Serie A. Mesfushori i përfaqësues shqiptare ka bërë publik vendimin e tij, fillimisht në profilin e tij në ‘Facebook’, duke dhënë një indice, më pas në një interviste për televizionin kosovar KTV.
Basha ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Zvicër, ku ka arritur një akord më skuadrën e Luzernos. Ish futbollisti i Torinos ka qenë i pranishëm ditën e shtunë në stadium duke ndjekur nga afër sfidën LuzernBazel.
Basha i shtohet në këtë mënyrë “kolonisë” së shqiptare që luajnë në Superligen Zvicerane. Tek Luzerno, Basha do të gjej edhe futbollistin tjetër shqiptar Jamir Hyka.