Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Mijëra pelegrinë në Betlehem, gati të festojnë Krishtlindjen
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Mijëra pelegrinë në Betlehem, gati të festojnë Krishtlindjen
BoteLajmi i fundit

Mijëra pelegrinë në Betlehem, gati të festojnë Krishtlindjen

DITA Online
Published December 24, 2018
Share
SHARE

Pelegrinë nga e gjithë bota janë mbledhur në Betlehem gjatë kësaj të hëne, në vigjilje të Krishtlindjes, duke pritur në radhë për të parë shpellën ku besohet se Jezusi është lindur dhe për të marrë pjesë në një paradë festive.

Mesha e mesnatës pritet të mbahet në Betlehem pak orë më vonë, ndërsa edhe Papa Françesku do të organizojë meshën për Krishtlindjen në Vatikan, teksa të krishterët në mbarë botën festojnë ditën tradicionale të lindjes së Krishtit pas një viti të trazuar.

Shumë prej kësaj trazire e ka prejardhjen nga Uashingtoni, atje ku shpirti festiv është tronditur së fundi me fikjen e dritave të pemës së Krishtlindjes në ditën e tretë të bllokadës së pjesshme të qeverisë amerikane.

Shërbimi i Parqeve Kombëtare në Amerikë ka njoftuar se do të vijojë të mbetet i pandriçuar dhe i mbyllur për publikun “deri në një njoftim të dytë”, ndërsa po ushtrohen kontrolle për dëme të shkaktuara si pasojë e një përpjekjeje të një njeriu problematik që tentoi të ngjitej në pemë gjatë së premtes.

Pema e Krishtlindjes, dritat spektakolare të së cilës u ndezën gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen edhe të presidentit amerikan Donald Trump, më herët gjatë këtij muaji, u bë simboli i mjerë i mosfunksionimit që ka mbërthyer Uashingtonin prej dy vitesh nën presidencën e tij.

Në Betlehemin e ndodhur në Bregun e pushtuar Perëndimor, disa persona dhe një bandë frymore bënë paradë në sheshin “Manger”, përreth Kishës së Lindjes, e ndërtuar pikërisht aty ku të krishterët besojnë se Maria solli në jetë Jezusin.

Kryepeshkopi katolik i Tokës së Shenjtë, Pierbattista Pizzaballa mbërriti pasditen e vonë dhe pritet të udhëheqë meshën e mesnatës. Në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe presidenti palestinez, Mahmud Abbas, mes shumë figurave të tjera të shquara.

Sivjet, vizitorët kanë mundur të shohin mozaikët e rinj të Kishës së Lindjes, pasi u pastruan dhe riparuan përmes një projekti madhor. Kisha e parë e ndërtuar në këtë vend daton nga shekulli i IV, edhe pse është zëvendësuar me një tjetër kishë pas një zjarri në shekullin e VI.

v.l/ Dita

DITA Online December 24, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Janulles me sqepar kokes says:
    December 25, 2018 at 10:04 am

    Na plasi trapi per pelegrine apo muxhahedine.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?