Shqipërisë po i kushton shtrenjtë skandali i “Zonjës tre milionë euro”, pasi për të mbuluar vajzën e tij, Berisha po bën dhe nacionalistin, dhe komunistin kinez, dhe denoncuesin e fletërrufeve, dhe shkatërruesin e zgjedhjeve dhe të pabesin e Perëndimit në Shqipëri. Kjo është tipike çfarë ndodh me liderët e korruptuar, të cilët në vend të transparencës dhe marrjes së përgjegjësisë mendojnë se mund të shpëtojnë me hapjen e problemeve të reja dhe shmangien e përjetshme të ndëshkimit. Pra, në një farë mënyre Sali Berisha është gati të shkatërrojë imazhin e Shqipërisë, pozicionin e saj në rajon, institucionin e zgjedhjeve, shoqërinë civile dhe gjithçka tjetër, vetëm që ky vend të harrojë skandalin e bijës së tij. Ky është një çmim shumë më i shtrenjtë dhe i dhimbshëm për shqiptarët, që tejkalon dhe “fee” prej 3 milionë euro që i kërkonte Ansar-it. Është një çmim që Shqipëria nuk ka pse të paguajë për dikë që ka 8 vjet që shet pushtetin e babait për t’u bërë miliardere, në një vend ku njerëzit marrin bukë me lista.
SMS në DITA në 0689073730