Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, në një intervistë për Mapon, thotë se me vdekjen e Sokol Olldashit, PD humbi jo vetëm një lider karizmatik, por edhe një alternativë të qartë brenda radhëve të saj.
“PD ka humbur një nga liderët e saj karizmatikë. Një nga njerëzit më të vendosur dhe më të motivuar për të përfaqësuar alternativën e partisë së vet. Një nga njerëzit më të vullnetshëm dhe më besnikë të programit të kësaj partie dhe mbi të gjitha ka humbur dhe një polemist të shkëlqyer në mbrojtje dhe në argumentim të alternativës së saj. Do të thosha gjithashtu që PD, e ndodhur tashmë në opozitë, kishte shumë nevojë për qenien e të ndjerit Olldashi në radhët e saj, sepse ai në njëfarë mënyre ishte njeriu i alternativës ndryshe, ishte njeriu që merrte përsipër me guxim iniciativa dhe veprime dhe që kishte dëshmuar që nuk ishte konformist. Pra çdo parti politike duket të ketë brenda radhëve të saj alternativa ose edhe një alternativë tjetër në raport me lidershipin aktual. Sokoli ishte nga një pikëpamje alternativa që qëndronte përballë Bashës jo thjesht se u bë një betejë politike që ai nuk arriti ta fitojë, por për nesër, për një të ardhme dhe partitë politike në sensin demokratik, pavarësisht nga ngjyrat duhet ta kenë të qartë një alternativë të tillë brenda radhëve të tyre. Tashmë PD mbetet pa një alternativë të qartë brenda radhëve të saj përkundrejt një lidershipi të ri që sapo ka filluar ta udhëheqë PD-në dhe që fati i saj nuk mund të dihet qartë, sepse është veç fillimi dhe që për mendimin tim, do të jetë shumë domethënës raporti që lidershipi i ri i kësaj partie do të mbajë me lidershipin e vjetër,” tha Milo.
Futja peles o Milo!
O zoti Milo do ulni kembet ne toke ju politikanet shqiptare apo si e keni hallin? Nuk ju ka zgjedhur njeri per te bere hartime, por per te punuar. PD nuk eshte parti demokratike por organizim i nje dore kriminelesh qe duhet te dali para gjykatesit per vepren e saj shume ngjyreshe. Te kesh ne opozite nje kriminel do te thote te thote te jesh ne tavoline me krimin. Nxireni o zoteri para gjyqit kete dore mafiozesh dhe ulni koken e punoni se mjaft i rate qylit ne jete ne kurriz te popullit.
Prandaj s te japin vota ty mer trap .
Kam ndjekur me kujdes e kenaqesi ecurin Tuaj nga mesi i viteve ’60 (student) e deri sot! Nuk e prisja shkrimin Tuaj sot Prof. MILO! I harrove zgerdhitjet dhe Deklaratat e Olldashit mbremjen e 21 Janarit? U ndodha prane VIKTIMAVE te pafajshem, qe mbuluan me GJAK sheshin para K/Ministrise! MOS Qaj alternatvat brenda BANDES se PD (?!), ato, sigjithmone i ZGJIDH B..ISHA! Keq-ardhje per shkrimin e sotem PROFESOR!!!
profesor dole shume shpejt ne pension sipas kokes te vene festen.
profesori eshte plakur para kohe e ka zene skleroza