Aleatët e Partisë Socialistë në zgjedhjet e 23 qershorit shprehen të pakënaqur nga kjo mazhorancë dhe po mendojnë për krijimin e një koalicioni të ri në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.
Këtë e bëri të ditur dje Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, i cili deklaroi nga Vlora se Partia Socialiste nuk ka respektuar marrëveshjet parazgjedhore me aleatët, ndaj dhe detyrimisht aleatët ndihen të përjashtuar nga aleanca me PS-në.
Ndaj, tha Milo për “DITA”, është duke u punuar për krijimin e një koalicioni të ri për zgjedhjet vendore.
Sipas Milos, ky koalicion mendohet të jetë një koalicion i qendrës dhe ku pritet të bëjnë pjesë partitë e majta që janë ndjerë të papërfillura nga maxhoranca aktuale, pavarësisht se në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 arritën të sigurojnë një numër të konsiderueshëm votash.
Kreu i PDS-së, ka nisur një tur takimesh në rrethe ku ka hedhur sulme ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Milo ka akuzuar shpeshherë PS-në dhe Ramën për mos respektim të marrëveshjes./DITA
Milo rrugen hapur e ke ,bashkengjitu tre depoteteve greke,dhe opozites se sali tradhtarit.Atje do gjeshe shoket e tu Kacin,Saliun ,nanon,dhe djemte e enverit!
Milo dhe Gjinushi i kane PS-se historikisht nga 10,000 vota per parti ne zgjedhjet parlamentare dhe nga 30-50,000 vota ne zgjedhjet lokale. Edi ne zgjedhjet e fundit humbi per 1,000 votat e, rahmet paste, Hysni Milloshit. Me PSD dhe PDS, Edi po gabon se e fryjne pionieret dhe cmirezinjte qe e kane rrethuar. E vetmja here kur Gjinushi mori pushtet me teprice ishte mandati i 97-2001-it. Por edhe atehere kishte vetem veten Kryetar Parlamenti dhe 2 ministra. Kurse LSI-ja sot, po rrjep gjithe pushtetin e te majtes dhe po e fut ne sherr PS-ne me aleatet e tjere…
KU KE VOTUES TI AS GJINUSSHI KUSH JUA KA NEVOJEN
epo qe te behej reaksionar dhe shoku Milo ,kete jo , nuk ma priste mendja kurre
u prish dynjaja ,po na le shendene partia .
shoku Milo te siguroj qe nqs ul ne kryesi shoqen Negjmije ,votat e tuaja 4fishohen 🙂
Miloooooooooo po pension nuk ka per juve ???
Nuk na qerroheni nga syte ,se u bene 50 vjet qe na erresoni cdo gje !!
s’keni faj ju jo ,kane faj ato kaviet qe ju ndjekin pas .
Qerrohuni mor djaj ,hapni rrugen te rinjve !
Ooooooooooo Milo……
Miloooooooo.
Bej ate qe di te besh me mire po pate kohe!
Rama eshte i forte ,nuk pyet per 30-40 mije vota qe do ti hikin,pamvaresisht se per Tiranen ,llogariste dhe 1000 votat e komunisteve qe ja dhane bashkine Lulushes !
Si ka qendruar konseguent Skender Gjinushi kunder Saliut ,as Rama nuk ka qendruar,humbi aleatet Ram ,humbi ,se keshtu do te humbesh dhe P.S.!
Duam apo s’duam ne z. Milo ka të drejtë? PS nuk di t’i mbajë aleatët dhe i shkel marrëveshjet! PS nuk di të mbajë aleancat as me militantët e vet të cilët në një farë kuptimi janë kocka e saj! A nuk ishte z. Rama ai që para 5-6 ditësh deklaroi se “unë nuk jam si saliu që të punësoj militantët”! Dhe kështu ligjëroi aleancën me administratorët militantë të saliut!!! E ligjëroi qysh me emërimin e njërit prej kryemilitantëve të saliut dhe zv. Ministrit të deshtuar të mbrojtjes “ambasador në Nato”!!! Fjala është pêr Leonard Demin ose për megafonin e verbërisë militante të saliut! A nuk ju vjen ndopak hidhur dhe turp që zëri juaj Veriatlantik përfaqësohet nga “eshtra” e partisë së saliut? As me ne ushtarakët z. Rama nuk di dhe nuk do që ta mbajë aleancën! Ai po bën dashuri me ligjet antiushtarake dhe fashiste të saliut apo jo? Asnjë nuk ka shfuqizuar,madje mburret dhe bën reklamë për rritjen e pensioneve të ushtarakêve me ligjet e atij që shkatërroi ushtrinë dhe shtetin!? Z. Milo në shumicën e qëndrimeve të tij i ka qëndruar besnik koalicionit dhe ka qënë një ndër zërat parimorë të politikës antifashiste të së majtës! Zëri antifashist i Milos u braktis nga Edi Rama duke mos e festuar 70 vjetorin e Luftës Antifashiste! E zvëndësoi me “Bunkart-e” d.m.th e festoi me “beton me lule e vizatime”! Me Gjinushin e njëjta gjë,- e braktisi debatuesin më të pasfidueshëm të së majtës në në betejën e para 23 qershorit! E njëjta gjë ndodhi dhe me Dojakën e me të tjerë! Rama nuk ka një rast paqëndrueshmërie që ta falësh! Ka shumë! Po e kthen mosmirënjohjen në cilësi dalluese të partisë tuaj? Rama i do koalicionet dhe di t’i bëjë mirë por po aq mirë di dhe t’i tradhëtojë e t’i braktisë! Rama nuk ka konsekuencë dhe nuk ju qëndron firmave që hedh,- e dredh! Prandaj ju socialoportunistët mos u viasni? Paburrëria dhe inkonsekuenca nuk janë virtyt por fryt i njeriut të paqëndrueshëm! Fryt i pabesisë dhe i pavendosmërisë! Fryt i dashurive okulte me kundërshtarin! Nëse s’vini mënd puna juaj? Çobani që i kini vënë Partisë t’i ruajë delet më duket se Rama po ja jep ujkut! Fola dhe thashë të vërtetën. Nderime!
VR !!! @@@@@ Duam apo s’duam ne z. Milo ka të drejtë? PS nuk di t’i mbajë aleatët dhe i shkel marrëveshjet! PS nuk di të mbajë aleancat as me militantët e vet të cilët në një farë kuptimi janë kocka e saj! A nuk ishte z. Rama ai që para 5-6 ditësh deklaroi se “unë nuk jam si saliu që të punësoj militantët”! Dhe kështu ligjëroi aleancën me administratorët militantë të saliut!!! E ligjëroi qysh me emërimin e njërit prej kryemilitantëve të saliut dhe zv. Ministrit të deshtuar të mbrojtjes “ambasador në Nato”!!! Fjala është pêr Leonard Demin ose për megafonin e verbërisë militante të saliut! A nuk ju vjen ndopak hidhur dhe turp që zëri juaj Veriatlantik përfaqësohet nga “eshtra” e partisë së saliut? As me ne ushtarakët z. Rama nuk di dhe nuk do që ta mbajë aleancën! Ai po bën dashuri me ligjet antiushtarake dhe fashiste të saliut apo jo? Asnjë nuk ka shfuqizuar,madje mburret dhe bën reklamë për rritjen e pensioneve të ushtarakêve me ligjet e atij që shkatërroi ushtrinë dhe shtetin!? Z. Milo në shumicën e qëndrimeve të tij i ka qëndruar besnik koalicionit dhe ka qënë një ndër zërat parimorë të politikës antifashiste të së majtës! Zëri antifashist i Milos u braktis nga Edi Rama duke mos e festuar 70 vjetorin e Luftës Antifashiste! E zvëndësoi me “Bunkart-e” d.m.th e festoi me “beton me lule e vizatime”! Me Gjinushin e njëjta gjë,- e braktisi debatuesin më të pasfidueshëm të së majtës në në betejën e para 23 qershorit! E njëjta gjë ndodhi dhe me Dojakën e me të tjerë! Rama nuk ka një rast paqëndrueshmërie që ta falësh! Ka shumë! Po e kthen mosmirënjohjen në cilësi dalluese të partisë tuaj? Rama i do koalicionet dhe di t’i bëjë mirë por po aq mirë di dhe t’i tradhëtojë e t’i braktisë! Rama nuk ka konsekuencë dhe nuk ju qëndron firmave që hedh,- e dredh! Prandaj ju socialoportunistët mos u viasni? Paburrëria dhe inkonsekuenca nuk janë virtyt por fryt i njeriut të paqëndrueshëm! Fryt i pabesisë dhe i pavendosmërisë! Fryt i dashurive okulte me kundërshtarin! Nëse s’vini mënd puna juaj? Çobani që i kini vënë Partisë t’i ruajë delet më duket se Rama po ja jep ujkut! Fola dhe thashë të vërtetën. Nderime!
Zëri i Pëllumbit është zëri i realizmit dhe i idealizmit kockëdiamant! Respekt!
Edhe unë jam me mendimin tuaj Furtuna e fortë. Nuk ka dy të vërteta për të njëjtën gjë. Eshtë ajo e komentuesit Zaimi e cila duhet nderuar me dhjetë shtimje topi 152 m/m. Përsh.!
Jam dakord me mendimet e tua z.Pellumb Zaimi por me nje ndryshim te vogèl.Votat qè mund tè marrè e majta e qendrès shkojne dèm sepse nuk arrijne rezultate te larta.Vota nè tè djathtè nuk kam dhènè dhe nuk mund tè jap kurr pèr ato qè ka bere pèr vendin.Vota jonè duhet majtas dhe kritika pèr kete qeveri duhet e forte qè tè bèjè punèt e mira pèr popullin dhe kriminelet ne burg,kontrolli nè tè gjitha drejtimet i lartè ndryshe nuk kemi gjè ne terezi.Marrveshja nè nje afat tè caktuar duhet zbatuar.
SuloKapedani? Faleminderit për konsideratën! E ndjej shqetësimin tuaj por e majta ka shumë vite që na zhgënjen dhe luan me ndjenjat tona. Unë kam dilemën e madhe kë të votoj përveç saliut ku jam kategorik,- nuk e kam votuar dhe nuk do ta votoj kurrë! Kam dilemën e madhe sepse 1. PS nuk më përfaqëson 2. PS nuk i ka ndëshkuar tradhëtarët e Shqipërisë dhe jam i sigurt se nuk do të padisë asnjë tradhëtar të tipit sali 3. PS nuk i dha dinjitet festimit të Antifashizmit 4. PS nuk ka filluar dhe nuk ka për ta filluar reformën në drejtësi 5. PS ka pasur dhe ka tipar dallues mosmirënjohjen ndaj antarsisë,ndaj aleatëve të vet ,ndaj militantëve të vet dhe ndaj premtimeve të veta! 6. PS ka moto hipokrizinë politike dhe përpiqet të lajë duart si Ponç Pilati, na shiti Tomët dhe Frrokët për tradhëtarë dhe lë të livadhisë nga politika e saj e mosndëshkueshmërisë kryetradhëtarin, trafikantin e detit shqiptar dhe të pasurisë së shqiptarëve sali berisha and company! 7. PS dhe kryetari i saj nuk ka promovuar librat e figurave qëndrore të historisë sonë por është bërë promovuese e librave zogistë të blendi fevziut! Ka shumë por po e lë me kaq. Kaq mjafton që të dalloni se në cilin grazhd kullot socialoportunizmi majtist pësëist! Të mos meresh me politikën e ndëshkimit të kryekrimit e të kryekriminelëve do të thotë ta rilindësh atë. A nuk e shihni sesi saliu i dëbuar me drurin e urrejtjes mbarëpopullore më 23 qershor po rilind nga dita në ditë!? Rilindasit e krimit nuk hyjnë në hesapet e mia! Vërtet jam në dilemë sepse në krahun tjetër është kryebanditi sali por them se do ta gjej zgjidhjen duke mos i votuar rilindasit e krimit dhe duke votuar aleatët e tradhetuar prej saj! Juve zgjidhni atë që ju thotë zemra që besoj e kini shqiptare! Nderime!
SuloKapedani? Është imi komentpërgjigja e “Kalibrit 152 m/m” por ky kopuk kalibri që është shoku im i bën komentet nga celulari im dhe më kish lënë nick-un e tij pa e ndryshuar. Unë nuk e vura re dhe jua dërgova përgjigjen me nick të gabuar. Ju kërkoj ndjesë . Do t’ja heq veshët. Kalibrit i cili s’ka faj i ziu. E ka celularin pa internet dhe është shumë i grindur po nuk ja dhe celularin të komentojë! Lexon komentet e mia dhe më thur lëvdata pa më treguar? Edhe njëherë,- Ndjesë dhe Nderime SuloKapedani!
Kontributi me i mire per Ju z . Milo si dhe per z, Gjinushi eshte te jeni ne krah te Edi Rames per te mbeshtetur mire qeverisjen e vendit dhe jo te kerkoni gjera qe nuk i keni mundesitë, mbasi nuk keni mbeshtetje politike as moshen per sa sa pretendoni .
P.S-ja dhe E.Rama duhet te bashkepunoi ne zgjedhje me MILON dhe GJINUSHIN ,NE ASNJ MENYRE NUK DUHET TE NDAHEN NGA P.S -ja,ata jane shume te votuar jane socjalistet me te devotshem me te mire se disa socjaliste ne P.S-ne e sotme.
Shqiperia,populli shqiptar,kerkon nje udheheqie te re,nje program te ri,per popullin,per vendin,per demokracine dhe drejtesine e vertet.PD dhe PS jane provuar se çfare kane bere gjate 25 vjeteve,vetem shkaterrim,vjedhje,korrupsion,padrejtesi,klientelizem,banda kriminale,pandeshkueshmeri,servilizem nderkombetar,diplomatik,pushtet personal,kult individi,kod zgjedhor diktatorial,antidemokratik,personal,emerime klienteliste,qeveri grupashi,servilizmi,te pa-aftesh etj.etj. Por jane problem militantet,mitingashet,qe i ndjekin dhe u vene mbrapa,mbushin sheshet,brohorasin per ta,u ngjiret zeri,çirren per ta.
Ja se si brengosej nje shqiptar,atdhetar dhe demokrat i vertet, Ali Asllani:
“Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!”
“Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!”
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!
A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!
Eshte jo dinjitoze sjellja e Rames ndaj aleateve, te cilet gjithnje i ka prere ne bese sapo ka kryer hallet e veta.
Rama eshte mosmirenjohes edhe ndaj vete elektoratit socialist i cili e ka perkrahur me bollek. Kam pershtypjen se Rama nuk e can koken se i pret njerezit ne bese, Ai mbaron hallet e veta dhe tung.
Nuk e di se kush mund t ia fali kesaj radhe kete hipokrizi dhe besprerje?
Te shohim.
Perfaqesuesit politike te se majtes duhet te jene te kujdesshem ndaj Rames pasi ai nuk e can trapin per kete Parti. Ashtu si Nano, ate nuk e lidh asgje me Partine Socialiste. Mund te jem i gabuar por keshtu e shoh Ramen kohet e fundit.
Biku? Jam në të njëjtën frekuencë vale me komentin tuaj! “Aleatët që janë të paqëndrueshëm , që nuk ju qëndrojnë kodeve parimore dhe morale janë më shumë pengesë sesa ndihmë”, thotë një filozof i madh bashkëkohor! Z. Rama është lavjerrës politik! Tundet e shkundet papushim! Nderime!