Kromi është një mineral që siguron nivel të lartë eksporti, por nuk përpunohet dot në vend. Open Data Albania ka bërë një analizë mbi nxjerrjen dhe volumin tregtar të mineralit të kromit gjatë 2005-2013. Aktualisht eksportohet e gjithë sasia e kromit që eksplorohet në vend, pasi mungesa e industrisë së rëndë nuk mundëson kërkesë të brendshme për këtë mineral. Në vitet 2005-2007 sikurse në 2010-2011 sasia e eksportit vjetor është rritur ndjeshëm deri në shumëfishim në krahasim me vitet pararendëse. Ulje kundrejt vitit korespondues paraardhës, është shënuar në 2008 dhe 2009 sikurse edhe në dy vitet e fundit nën analizë. Megjithë oshilacionet secili vit ka vlerë sasiore disa herë më të lartë se sasia e eksportuar e 2005-ës.
Në fund të vitit 2013 sasia e kromit të eksportuar arriti në 910 mijë ton shënon dhe vlera e eksportit arriti në 13.5 miliardë lekë. Rritja e ndjeshme kundrejt sasisë së shënuar përpara 2005 vjen si pasojë e shtimit të numrit të operatorëve që eksplorojnë dhe eksportojnë krom. Lejet e shfrytëzimit në zonën e Bulqizës janë rreth 130, ndërsa në total në të gjithë vendin lejet e dhëna i kalojnë 900. Ndërkohë rritja e çmimit të kromit në bursat ndërkombëtare ka bërë që edhe në rastet kur shënohet rënie vjetore në sasi, vlera e shitjes së këtij malli për eksport të shënojë rritje. Në total, në fund të vitit 2012 janë eksportuar 11.3 miliardë lekë me një rritje të lehtë prej 2.7% ndaj vitit 2011. Në tre vitet e fundit rritja e eksporteve të kromit në vlerë ka qenë e shpejtë dhe tepër dinamike. Rënia e sasisë së eksportuar në vitin 2012 vjen kryesisht si pasojë e problemeve financiare dhe të menaxhimit të brendshëm të AlbChrome, kompania që menaxhon minierën më të madhe të kromit në vend.
Kjo kompani shiti në vitin 2013 aksionet e saj tek grupi vendas i biznesit, Balfin Group, i cili ka nisur investimet në teknologji, kushte dhe zgjerim të minierës dhe zonave eksploruese. Importet e këtij minerale janë në nivele minimale, kryesisht shërbejnë për përzierjen e kromit që më pas eksportohet jashtë. Gjatë vitit 2012 janë importuar vetëm 80 kg krom me një vlerë prej afro 1.13 milionë lekë. Shqipëria është ende larg parametrave të vitit 1990, kur renditej vendi i dytë eksportues i këtij minerali në botë. Pas ndryshimit të modelit ekonomik në vitin 1992, industria minerale në Shqipëri u tkurr dhe hasi shumë probleme teknike që kontribuan drejt rrënimit. Dyzet e pesë vjet izolim e çuan këtë industri drejt një skarciteti burimesh, makineri të pamjaftueshme dhe pasoja mjedisore të konsiderueshme. Bulqiza është vendburimi më i madh i kromit, aty ku ushtron aktivitetin edhe kompania AlbChrome.
Falë rezervave në zonën e Bulqizës renditemi të katërtit në botë për rezervat e kromit, ndërsa cilësia mbetet e ulët dhe prandaj minerali i kromit të eksportuar nga Shqipëria përzihet me minerale të tjera kromi për t’u dhënë atyre cilësi. Sipas të dhënave nga Autoriteti Kombëtar i Burimeve Natyrore (AKBN) në thellësitë e minierës më të madhe në vend, blloku i rezervave arrin në 4 milionë tonë krom, ndërsa deri më sot janë nxjerrë rreth 13 milionë.
e kam thene….. ta di populli shqiptar, se cfare pasurie ka shqiperia. vret vehten . nuk ka nevoje te jetoj ne varferi.ka psuri qe 3 milion te jetojne nje jete normale.ah politika……………………….
kur vjen demokratikja e han sala kur vjen soc han edi po 60perqind e ka meta mjer popullikush na komandon hajdutat dhe mafia
Artikullshkruesi ka kryer studimet ne stomatologji.
“Gjatë vitit 2012 janë importuar vetëm 80 kg krom …
…, ndërsa cilësia mbetet e ulët dhe prandaj minerali i kromit të eksportuar nga Shqipëria përzihet me minerale të tjera kromi…”!!!
Per te mos folur per Fabrikat e perpunimit ne Klos dhe Ferrokromit ne Elbasan!!!
Kromi eshte pasuri kombetare, eshte pasuri publike, popullore. Si shitet ky krom? Nga kush? Sa fitojne eksportuesit dhe sa fiton shteti apo vendi?! Ka ndonjeri njohuri per keto çeshtje?!
Kromi eshte pasuri kombetare si çdo aset tjeter kombetar ! Jemi me fat qe kemi burime natyrore te pashtershme por jemi te ndeshkuar nga zoti qe kemi kete rrace politikanesh qe vetem duan ta shkaterrojne kete vend te bekuar nga i madhi zot ! Shqiperia duhet te kete nje jetese mjaft te mire por me menaxhim nga specialiste te fushave jo specialiste per te vjedhur kete vend !