Letër e nënshkruar
Skënder Dusha
Zoti kryeministër, veproni! Populli ju dha votën dhe me siguri do t’ju mbështesë në punën tuaj të vështirë. Po si ka mundësi, që para kësaj gjendje katastrofike, Presidenti ynë i nderuar nuk jep dorëheqjen dhe i fut bashke me Saliun shkopinj në rrota qeverisë së re?
Populli ia fali vitin ‘97 (shkatërrimin e ushtrisë). Po Prokurori i Përgjithshëm, po kryetari i Gjykatës së Lartë? Nuk e di zotëria që në çdo shtet të qytetëruar, jo për këtë gjendje që është drejtësia në Shqipëri, por vetëm për ngjarjet e kohëve të fundit, do të mjaftonin për minimalisht dhënie dorëheqje ?? Me këtë qëndrim që mbajnë këta zotërinj, tregojnë se janë shumë larg të qenurit të përshtatshëm për këto poste që mbajnë.