Në sistemin demokratik konkurimi është një element shumë i rëndësishëm i jetës, si për ata që shkojnë për herë të parë tek Universitetet përkatëse, por edhe në atë administrative ku duhen patjetër vlera të veçanta individuale.Pa konkurs nuk ka vlera dhe humb vlera njerëzore e individit, humbet shansin individi për t’i dhënë kontribute të veçanta shoqërisë , pa konkurs nuk ecën shoqëria me hapin e kohës.Por për Ministrin e Arsimit Tafaj, konkursi për degët e Sporteve , për pikturën dhe artistët, por duke mos harruar Arkitekturën,e cila duhet vlerësuar shumë për katrahurën e ndërtimeve që ka vendi jonë,nuk janë të nevojshme.Ministri i Arsimit Tafaj nuk duhet t’i shkoj as në mëndje që t’i penalizojë këta individë me vlera të veçanta, duke ja mbyllur të drejtën me shiritin tatimor,dmth. duke i mbyllur konkurset, duke i kaluar edhe vlerat individuale në procese politike.
Arsimi i Lartë në Shqipëri është tani në anë të rrugës ,sepse shumicën e të rinjëve dhe të rejave sa mbarojnë shkollën e lartë , po i shohim të na shërbejnë si kamariera ,banakiera ,parukiera ,shofera kurse një pjesë e të rejave presin të martohen sa më shpejtë me emigrantë ….që t’i kenë të ardhurat më të mira,dmth. mendojnë vetëm të kemi veshje dhe ushqime në shtëpi.
Duke menduar për mbylljen e konkurseve, Ministri Tafaj me vetëdije të plotë e Zyrtarizon arsimin shqiptarë drejtë udhëkryqit dhe drejtë falimentimit…,sepse e gjithë rinia mendojnë se edhe ajër të thithësh në Shqipëri duhet ta dijnë me cilin parti je.Prandaj , si duket situata Ministri i Arsimit Tafaj ose të lejojë zhvilimin normal të konkurseve ,dmth, të zhvillohen konkurse tek degët përkatëse,ose ne duhet të presim një falimentim të arsimit,se do të dalë hapur që Ministri Tafaj i do studentët shqiptar të punojnë vetëm në shërbime publike …dmth, të mbajnë pjatat bukur dhe të ecin me shpejtësi për në plazh…
Por kombi shqiptar shumë djersë dhe gjak ka derdhur për arsim dhe mbijetesë. Prandaj rinia shqiptare nuk do të lejojë asnjëherë të denigrohet nga një person, i cili pyet veten çdo ditë…pse shqiptarët mua më bënë Ministër Arsimi se unë shumë e kisha dhe këshilltar?
Letër e nënshkruar: Bujar Shurdhi