Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gjiknuri fton sipërmarrësit turq për investime në energji dhe gazifikim
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Gjiknuri fton sipërmarrësit turq për investime në energji dhe gazifikim
EkonomiLajm i fundit cicerrLajme Flash

Gjiknuri fton sipërmarrësit turq për investime në energji dhe gazifikim

redaktor
Published May 13, 2015
Share
SHARE

Gjiknuri ftoi sipërmarrësit turq për më shumë investime në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Gjatë një takimi me ta, ai prezantoi disa nga prioritet e Shqipërisë në këtë fushë, ku përmend dhe ndryshimet e fundit në ligjin e energjisë.

“Po bëjmë investime shumë të domosdoshme në sektorin e shpërndarjes së energjisë, ku përveç një programi të Bankës Botërore, kemi edhe investimet e vetë kompanisë. Po bëjmë investime të mëdha gjithashtu në interkonektivitetin e Shqipërisë me vendet fqinje, sa i përket transmetimit të energjisë elektrike, pra shkëmbim i energjisë elektrike. Të gjitha këto investime kaq të nevojshme në infrastrukturë janë një premisë shumë e mirë dhe një domosdoshmëri për qëndrueshmërinë e investimeve të huaja në prodhimin e energjisë elektrike”, tha Gjiknuri.

Një tjetër fushë e mundshme bashkëpunimi është edhe ajo e gazifikimit. Ministri Gjiknuri u kërkoi sipërmarrësve turq bashkëpunim edhe në këtë fushë, meqë Turqia ka një përvojë të re në këtë drejtim. Ai theksoi se projekti TAP dhe njëkohësisht puna që po bëhet për masterplanin e gazit dhe studimin e fizibilitetit krijojnë mundësi të reja për infrastrukturën e gazit në Shqipëri dhe hapen mundësi të reja investimi.

“Turqia dhe kompanitë turke kanë një eksperiencë edhe në këtë drejtim. Turqia është nga ato vende që gazifikimin e ka filluar në dekadat e fundit, do të thotë që ka një përvojë relativisht të re me gazifikimin. Pra, edhe kjo është një mundësi për kompanitë turke dhe ky është një rast i mirë për të krijuar lidhjet e nevojshme me ministrinë për të marrë informacion në lidhje me zhvillimet e mundshme në këtë drejtim”, vijoi ministri.

Sipërmarrësit turq u njohën më tej me projektet konkrete me mundësi reale investimi në Shqipëri.

redaktor May 13, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?