Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ministria e Financave merr 110 deklarimet e para të biznesit për borxhet e ish qeverisë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Ministria e Financave merr 110 deklarimet e para të biznesit për borxhet e ish qeverisë
Ekonomi

Ministria e Financave merr 110 deklarimet e para të biznesit për borxhet e ish qeverisë

redaktor
Published October 9, 2013
Share
SHARE

Sipërmarrësit që qeveria ju ka borxhin e pakthyer (ku sipas përllogaritjeve të qeverisë së re, shkon deri në 600 milionë dollarë) kanë nisur procesin e deklarimit të dokumentacioneve pranë Ministrisë së Financave. Burime nga kjo ministri bëjnë të ditur që edhe pse ditët e para pasi dikasteri njoftoi për dërgimin e këtyre të dhënave online, duke plotësuar një formular nga biznesi, impakti ishte e vogël, pas më shumë se një jave janë 110 kompani që i kanë plotësuar të dhënat e tyre. Nga ana tjetër nuk dihet me saktësi se sa është numri i kompanive që shteti ju detyrohet për punët publike të bëra. Nuk ka një statistikë të saktë të këtyre kompanive, ku vec shoqata e ndërtimit pretendon se janë rreth 50 ndërmarrje që operojnë në këtë sektor dhe që shteti ju detyrohet më shumë se 200 milionë euro. Pjesa tjetër e detyrimeve sipas një përllogaritje paraprake dhe të konfirmuara në një farë mënyre nga FMN në fund të muajit shtator, u përket kompanive të shërbimit. Por shuma e detyrimit mbetet ende e pasaktë, për sa kohë që nuk është verifikuar i gjithë dokumentacioni i kompanive. Për këtë qëllim Ministria e Financave kërkoi javën e kaluar nga kompanitë që nëpërmjet deklarimit online në www.minfin.gov.al të të gjithë dokumentacionit që vërtetonin borxhin, do të bëhej e mundur të sillej regjistrimi i tyre. Formati i plotësimit të dosjes është në exel dhe shumë lehtë i realizueshëm mjafton që të ndiqen veprimet e rekomanduara si shkarkimi i dokumentit në Excel, plotësimi me informacionin e nevojshëm dhe ngarkimi i dokumenti të plotësuar, në faqe të këtij dikasteri. Sipas njoftimit, ftohen të gjitha subjektet private të plotësojnë dokumentin, ndërkohë që sqarohet se çdo e dhënë e ngarkuar në dosje do të verifikohet. Ministria e Financave fton të gjitha subjektet private të plotësojnë dokumentin dhe njëkohësisht sqaron se çdo e dhënë e ngarkuar në dosje do të verifikohet. Afati i aplikimit zgjat deri më datë 20 tetor. Shlyerja e detyrimeve, qoftë edhe nëpërmjet një liste apo grafiku pagesash, lejon njohjen e plotë të tyre dhe të nivelit real të defiçitit dhe borxhit publik, duke i bërë transparentë këta tregues të rëndësishëm për stabilitetin e financave publike. Mosnjohja dhe mospagimi i detyrimeve të prapambetura pengon saktësimin e situatës kritike dhe vështirëson përllogaritjen e saktë të shkallës së ndërhyrjeve. Mospagesat qeveritare, qoftë edhe të përkohshme, kanë rritur efektin zinxhir të borxheve të biznesit privat ndaj bankave, bizneseve të tjera dhe ndaj punonjësve për pagat, përfitimet dhe sigurimet. Zgjidhja e këtij zinxhiri sjell efekte pozitive në pagimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore, ul nivelin e kredive të këqija, ul përmasat dhe koston e financimit nga tregu informal, çka lehtëson financimin e ekonomisë. Para pak ditësh kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh para sipërmarrësve se pa u kthyer ky borxh për biznesin nuk do të ketë asnjë punë qeveritare. Plotësimi i këtyre të dhënave do të ishte një ndihmë për të lehtësuar gjithë procesin. Dhe fakti që tashmë janë të regjistruara 110 kompani, kur ka dhe 12 ditë për tu mbyllur ky proces do të thotë që numri i kompanive që shteti ju detyrohet atyre është i madh, kjo shtuar faktin se në ditët e para pas njoftimit të Ministrisë pati një ndjeshmëri të ulët nga biznesi.

redaktor October 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?