Ministria e Financave ka shlyer 16 miliardë lekë të tjera detyrime të prapambetura. Mësohet se detyrimet i përkasin periudhës janar 16 korrik 2015.
Në një deklaratë drejtuar mediave, MF bëri me dije se nga investimet publike, janë alokuar 5.9 miliardë lekë, ndërsa nga shpenzime për mallra, janë alokuar 0.3 miliardë lekë.
Sakaq, për rimbursimin e TVSH-së janë alokuar 5.1 miliardë lekë, ndërsa për shërbime të tjera, 5.1 miliardë lekë.