Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ministria e Mbrojtjes letër bashkive: Nuk morët masa për rrugët rurale
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Ministria e Mbrojtjes letër bashkive: Nuk morët masa për rrugët rurale
AktualitetLajmi i fundit

Ministria e Mbrojtjes letër bashkive: Nuk morët masa për rrugët rurale

Leda Hysa
Published January 16, 2019
Share
SHARE

Ministria e Mbrojtjes, përmes Emergjencave Civile iu është drejtuar më anë të një letre të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit.

Kjo letër iu është drejtuar bashkive në prefekturat më problematike, të cilat janë prekur nga moti i keq me reshje dëbore dhe me bllokim rrugësh. Gjithashtu shtysa kryesore e Ministrisë së Mbrojtjes që iu është drejtuar bashkive, siç njofton institucioni, lidhet drejtpërdrejt me ankesat që kanë bërë qytetarët.

“Moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë. Problem, parashikimin e fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile. Dërgoni listën e plotë të kompanive të kontraktuara nga ju për mirëmbajtjen e akseve rrugore”, thuhet  në letër.

LETRA E PLOTE:

Siç jeni në dijeni, situatat e kohëve të fundit të krijuara nga reshjet e borës dhe të shiut, në një pjesë të madhe të territorit të vendit, krijuan problematika të shumta, të tilla si, bllokimin e disa segmenteve të akseve rrugore kombëtare, bllokimin e shumë segmenteve të rrugëve rurale, ndërprerjen e komunikimit dhe të veprimtarisë njerëzore, si dhe ndërprerjen e procesit mësimor dhe të furnizimit me energji elektrike.

Për shkak se problematikat kryesore të shkaktuara nga reshjet e borës dhe të shiut lidhen me veprimtarinë e bashkisë, ku mund të veçonim, parashikimin e fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile; evidentimin e burimeve materiale dhe financiare shtetërore dhe joshtetërore, si dhe të përcaktimit për mënyrën e përdorimit të tyre në situata emergjente; përditësimin e të gjitha burimeve dhe kapaciteteve njerëzore materiale e teknike në nivel bashkie dhe përditësimin e planeve për angazhimin e tyre në kohë reale në rast të një situate emergjente që mund të krijohet, për të shmangur në maksimum dëmet dhe humbjet që mund të shkaktohen; si dhe në zbatim të Ligjit nr. 8756, datë 26.03.2001, “Për emergjencat civile”, i ndryshuar, të Ligjit Nr. 139, datë 17.12.2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, kërkojmë nga ana juaj:

Dërgimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, Ministria e Mbrojtjes, të listës së plotë të kompanive të kontraktuara nga ana e institucionit tuaj për mirëmbajtjen e akseve rrugore, si edhe të kapaciteve njerëzore dhe teknike të tyre, të parashikuara në kontratë për mirëmbajtjen e secilit prej segmenteve rrugore në territorin e bashkisë suaj;

Listën e detajuar, të kapaciteve faktike njerëzore dhe teknike (llojin e automjeteve, targat e secilit automjet) të përdorur në ditët e reshjeve të borës dhe të shiut të fillimit të janarit 2019, nga firmat kontraktore për mirëmbajtjen e secilit nga segmentet rrugore dhe performancën e treguar nga secili prej tyre.

Listën e detajuar, të kapaciteve faktike njerëzore dhe teknike të përdorur nga vetë bashkia për mirëmbajtjen e secilit nga segmentet rrugore dhe gjendja e kalueshmërisë së tyre gjatë ditëve të reshjeve të borës.

Informacionin e plotë mbi problematikat që janë vërejtur në secilin prej akseve rrugore në territorin e bashkisë suaj dhe masat që do të merren nga ana juaj për përballimin e këtyre situatave në të ardhmen.

l.h/ dita

Leda Hysa January 16, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Bitri says:
    January 16, 2019 at 4:02 pm

    Perse nuk i quani rruge te fshatir por i quani me nje fjale tw huaj Rrruge rurale”?

    Reply
    • Driza says:
      January 17, 2019 at 5:11 am

      Nuk dijne shqip dhe anglisht. Jane me diploma ploma.
      Meqenese kjo cuca po ecen ne bore, deboa do shkrije.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?