Erdhi përsëri fushata e zgjedhjeve parlamentare. Po vjen me propaganda shumë bajate dhe të neveritëshme. Pse e them këtë? Sepse po ata njerëz që kanë 20 vjet që i kanë gënjyer arumunët/vllehtë që do të realizojnë të gjitha ato Rekomandime që i jep Europa për mos asimilimin e tyre, ende kanë kurajon që t’i mashtrojnë përsëri, i duan akoma shërbëtorë të tyre. Ekziston një parti që do ta hipotekojë prej 20 vitesh etninë arumun/vllehe (kjo parti dëshiron të hipotekojë në fakt të gjitha minoritetet). Kjo parti është parti e një etnie të saj. Le t’i bëjë yzmet etnisë së saj. Vllehtë kanë qenë në këtë parti, nuk kanë përfituar asgjë, madje me vizat i kanë pirë gjakun si shushunja etnisë vllehe. Kur lexon shtypin dhe shikon TV-të të vjenë për të qeshur nga këta bandit të etnive. Akoma duan ti manipulojnë me lajkat e “Kalit të Trojës”.
Ata vllehë që dëshirojnë të jenë nën tutelën e partive të tjera, nuk do të jetë e largët dita që do të ndjejnë pendimin kur të shikojnë asimilimin e tyre të plotë, dhe të thonë që kemi qenë dikur ca persona që zhdukëm vetë etnin tonë për interesa meskine. Por do të jetë shumë vonë. Ky është shansi i fundit që na jepet: Reflektoni, ejani tek gjaku juaj latin, gjuha juaj është gjuhë latine dhe asgjë tjetër. Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Evropiane”, e krijuar në shkurt 2012, ndër të tjera në Statutin e saj është angazhuar për mbrojtjen e vlerave të minoritetit arumun/vllah në Shqipëri.
Letër e nënshkruar: Valentin Mustaka
do ishte me interes te dihej sa eshte komuniteti arumun aktualisht dhe ku banojne kryesisht. pak dime per organizimin e tyre ne shqiperi, per kulturen e zakonet… di qe ne rumani respektoheshin trashegimtaret e emigracionit shqiptar deri me perfaqrsim parlamentar…
Nje gjuhe qe nuk shkruhet,fillon e shkrihet si sheqeri ne uje!
Ekzistenca si shtet i Shqiperise,eshte kryesisht me ndihmen e Vllenjve,te cilet kontribuan per Abetaren e pare Shqipe ne Shkollen ne Korce!
Fati per gjuhen e tyre Vllace,nuk pati sukses ne hartimin e shkronjave te kesaj gjuhe,keshtu qe nuk ngelet xhec tjeter,vecse asimilimit!
Te ruash nje gjuhe sot per sot esht e veshtire,ne problemin e Globalizimit!
Mer ate qe te te japin,Nacionaliteti esht interes,iku koha e patriotizmit,erdhi koha e parase!