Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Miqësore yjesh Shqipëri-Gjermani, ndeshja do të luhet më 7 maj, në “Elbasan Arena”
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Miqësore yjesh Shqipëri-Gjermani, ndeshja do të luhet më 7 maj, në “Elbasan Arena”
Lajme FlashSport

Miqësore yjesh Shqipëri-Gjermani, ndeshja do të luhet më 7 maj, në “Elbasan Arena”

redaktor
Published April 9, 2015
Share
SHARE

Situatës pozitive që po kalon futbolli dhe kryesisht përfaqësuesja shqiptare, i shtohet si një qershi mbi tortë një miqësore luksi yjesh. Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla, ka arritur marrëveshjen e një ndeshjeje yjesh të brezave të ndryshme, nga mosha 35 deri në 60 vjeç.

Kjo përballje është planifikuar që të zhvillohet më 7 maj, në “Elbasan Arena”, pas rënies dakord edhe mes dy federatave të futbollit, asaj shqiptare dhe gjermane.

Kjo e fundit menjëherë ka vënë në dispozicion një listë me disa lojtarë të moshave dhe periudhave të ndryshme që do të jenë të pranishëm në Shqipëri për këtë ndeshje. Mes emrave më të njohur për publikun shqiptar bien në sy ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Hans Peter Brigel, Feliks Magat, Lotar Mateus, Shtefan Rojter, Karl-Hainz Ridëll, Bernd Shuster, Mikael Tarnat, Rudi Fëler, Kristian Xige, Markus Babel, Mario Basler, Tomas Bertold, Fredi Bobiç, Marko Bode, Tim Borovski, Tomas Bërdariç, Guido Bukvald, Tomas Doll, Torsten Frings, Ditmar Haman, Tomas Helmer, Ulf Kirshten e të tjerë.

Ndërkohë, pritet të konfirmohet edhe lista e lojtarëve që do të përzgjedhë Federata Shqiptare e Futbollit.

Sa i përket biletave, Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Gjermani, ka vendosur që paratë e fituara të shkojnë për bamirësi.   

redaktor April 9, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • ada says:
    April 10, 2015 at 1:53 pm

    Po me habit ky Balla. Une e dija qe ishte kreu i grupit parlamentar te miqesise Shqiperi – Spanje, se ky tre – kater here ne muaj, e shikoje qe nisej per atje, me grua e çilimij.
    Te kete nderruar valle skuadren e zemres????!!!!.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?