Qeveria miraton emërimin e anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore. Sipas vendimit të Qeverisë komisioni do të kryesohet nga ministrii i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, ndërsa anëtarë të tij do të jenë Mimoza Dhëmbi, Edmond Ademi, Ahmet Mançellari dhe Anduena Dedja. Në vendim përcaktohet se anëtarët e Komisionit të Ndihmës Shtetërore marrin shpërblim për çdo mbledhje, por jo më shumë se një herë në muaj, dhe masa e shpërblimit të jetë 10 000 lekë për çdo mbledhje. Fondet e shpërblimit të anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore të përballohen nga buxheti vjetor, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Vendimi nr.20, datë 13.1.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për ngritjen e Komisionit të Ndihmës Shtetërore”, i ndryshuar, shfuqizohet.
NGA 100,000 EURO VENDI I SHITET????!!!!!