Komisioni i Ligjeve ashtu siç ishte parashikuar miratoi sot aktin normativ për ligjin e nëpunësit civil. Projektligji kaloi vetëm me votat e shumicës pasi edhe sot opozita nuk ishte e pranishme në mbledhjen e komisionit. Ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi është shprehur në komision se ligji për Nëpunësin Civil nuk mund të zbatohet për sa kohë do të mungojnë aktet ligjore dhe e vetmja mënyrë për plotësimin e tij është shtyrja me 6 muaj e tij.
“Jemi në pamundësi objektive,nëse Ligji për Nëpunësin Civil do të hynte në fuqi që tani. Kemi qeveri të re, e cila synon që të kryejë reformë në administrate” është shprehur Celibashi gjatë raportimit në komisionin e ligjeve
Relatorja e PS për ligjin për Nëpunësin Civil, Vasilika Hysi është shprehur se është e nevojshme të ndërhyhet në ligj. Sipas saj duhet të përgatiten edhe 30 akte të tjera për ligjin.
“Ka efekte ligjore e ministri të reja, që kërkojnë lëvizje punonjësish” është shprehur ajo.
Shume mire…shume mire dhe e perseris shume mire..BRAVO….
Mazhoranca kurre nuk do ta perserise friken qe pati ndaj banditeve ne sherbeim te qarqeve shoviniste serbo-greke pas vitit 97, vit pas te cilit mazhoranca e majte dridhej si miu i qilarit prej frikes se macokut kapobande Sali. Keshtu si po vepron ne fillimet e veta kjo qeveri na jep shprese te gjitheve se do te ndryshoje Shqiperia dhe shqiptaret nuk do ta ulin koken para te hujave dhe do te bisedojne me ze te larte dhe jo xhu xhu xhu vesh me vesh gje prej te cileve te huajt te njohin menje her qe je shqiptar i frikesuar. I lumete mazhorances dhe cdo aktivisti deputet apo qeveritar, Edi Rama po jep prova se mund te mbetet si nje reference pozitive historike per brezat e ardhem ne antitezen me te mprehte me njeriun me te zi te Kombit Sali Berisha.