Pas miratimit në Kuvend të reformës për ndarjen e re territoriale, gazeta ‘DITA’ kontaktoi Kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe e pyeti nëse i qëndron deklaratës për t’u larguar nga mazhoranca aktuale nëse nuk merrej në konsideratë qëndrimi i partisë së tij për Himarën. “Sot kini kaq shumë materiale saqë më duket e tepërt të shtoj të tjera. Sot po diskutojmë për Himarën dhe mos kërkoni që sot të merrni përgjigje për çështje të tjera. Edhe Zotit iu deshën 7 ditë të krijonte botën. Me kohë edhe ne do të mendojmë për çështjet e tjera”, tha Dule.
Miratohet me 88 vota reforma territoriale, Rama: Një hap i madh drejt një atdheu modern
Miratohet me 88 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim reforma territoriale. Pas diskutimeve të deputetëve, ku pati edhe një replikë mes kryeministrit Rama dhe kreut të PBDNJ-së, Dule, maxhoranca ka miratuar ndarjen e re territoriale me 88 vota pro, 1 kundër (Vangjel Dule) dhe 1 abstenim (Vangjel Tavo).
Pak pas mbylljes së seancës, kryeministri ka njoftuar në rrjetet sociale miratimin e reformës territoriale, të cilën e ka quajtur historike.
“Sapo është votuar me shumicë dërrmuese reforma historike e riorganizimit administrativ të Shqipërisë. Një hap i madh drejt një atdheu modern”, shkruan Rama.
Rama i referohet Eqrem Çabejt për Himarën
Në debatin e djeshëm në parlament, mbase argumenti befasues, por edhe më bindës lidhur me debatin për Himarën, qe ai që solli Kryeministri Rama. Ai e ilustroi qëndrimin e qeverisë së tij për ndarjen e re territoriale me një argument që lidhej me gjuhëtarin më të shquar shqiptar, Eqrem Çabejn. Një promemorie e gjuhëtarit të shquar në vitin 1936, duket se është argumenti më bindës për Himarën si pjesë e pandarë e Shqipërisë edhe pas afro tetë dekadash.
“Debati lidhur me minoritetin si unë dhe si i dashuri im Vangjel Dule jemi të bindur se kemi respekt për Paskal Milon, por si unë dhe Dule jemi të bindur se Paskal Milo ka më shumë respekt për Eqrem Çabejn se për veten e tij. Po meqë ka pasur shumë barcaleta dhe ka pasur shumë folklor, po rikthehem tek Eqrem Cabej që punonte si inspektor i arsimit. Në atë kohë, Himara pati ca telashe që historia çuditërisht thoshte se nxitej nga një farë Bollano. Ministri dërgon shkencëtarin e madh inspektorin e madh Eqrem Cabej. Dhe pas inspektimit Eqrem Çabej harton një promemorie: Himara, në tanësinë e saj ka qenë dhe është një krahinë shqiptare ku spikasin cilësitë shqiptare. Himarë, Dhërmi e Palasë flasin qartë zakonet e pastra shqiptare, labe, toponimastika, kangët e vajtimet e tyre, në martesa e në vdekje. Ata e dinë se janë në një fis me lebrit e Vlorës …” Ky është Eqrem Çabej në vitin 1936.
Letrat në arkivin e Vatikanit
Por për t’i dhënë fund barcaletave të javëve të fundit dua t’ju sjell një fakt tjetër, kryepleqtë e Himarës. Letrat origjinale janë në arkivin e Vatikanit, pasi dolën në dritë në vitin 1941. Kështu që çështja e Himarës nuk është çështje, përveçse përdoret siç është përdorur, ose keqpërdorur për vite të tëra. Është ora për ta mbyllur përfundimisht këtë kapitull. Dhe duke thënë se Himara është një nga 58 bashkitë e reja të ngritura mbi kriterin e zonave funksionale. Dhe garanton integrimin urban të gjithë komunitetit. Ndërsa nga ana tjetër, dua të kthehem tek shprehja e krenarisë se ndihet shtetas shqiptar për këtë reformë. Kjo sanksionon tre bashki të reja, të ngritura jashtë kritereve të përgjithshme të reformës, jashtë kritereve të zonës funksionale, dhe unë jam krenar që më takon të jem kryeministër i Shqipërisë, pasi kjo Shqipëri ajo në nga një anë i jep të drejtën vetes mos të ulet me frikë ndaj askujt dhe nuk mund të mos ulet me respekt para fqinjëve, duke dhënë një shembull të mirë për Greqinë motër dhe fqinjët e tjerë. Duke shkuar para me forcën e shembullit, dhe jo me shembullin forcës, tre bashkitë e reja janë Dropulli, Finiqi, të cilat janë bashki të reja minoritare. Në 22 vitet e fundit, pas çdo reforme territoriale, ne s’do ndiheshim vetëm siç është ky akt, dashurie të re për fqinjët tanë.
Më tej Rama thesoi se: “Ne këtë Shqipëri sot e arkivojmë në letër dhe hapim një kapitull të ri për të ndërtuar një Shqipëri tjetër, duke u dhënë njerëzve të jenë të lirë dhe të shpëtojnë nga dhuna e bajraktarëve të vegjël të miqësive. Ne po ju japim shqiptarëve qytetin dhe jo një copë popull jeton në qytet e quhen qytetarë, ndërsa një tjetrit që s’jeton aty s’di ku jeton. Me këtë reformë nuk po bëjmë kozmetikë, por kromoterapi për të mundur kancerin që ka prekur Shqipërinë në gjithë territorin e vetë. Sesa e mundshme do jetë kjo reformë, ajo do varet nga ne. Dhe do të varet nga vullneti me të cilin ne nuk do të lejojmë gjë dyshimet e të sotmes të bëhen pengesë për të nesërmen.”
Fino: Kjo ditë, arritje për vendin
Kjo reformë nuk mund të kënaq të gjithë dhe nuk mund të jetë pasqyrë e forcave politike. Kështu deklaroi gjatë fjalës së tij Bashkim Fino, kryetari i komisionit për Reformën Territoriale. Sipas tij, dita e djeshme është një ditë historike për gjithë shqiptarët, pasi në qendër të vëmendjes është pushteti lokal. “Ka probleme lokale që mund të kishin marrë një zgjidhje tjetër, por kjo hartë është fazë solide për zhvillimin e Shqipërisë. Njësi vendore që trajtoheshin me feudalë të vegjël, shërbime të pakta. Dhe ajo çka kuptova në gjithë këto vite, është vetëdija se me këtë ndarje territoriale nuk do kishte të nesërme. Sot është një arritje e Shqipërisë që arrin të sjellë në Kuvend, një ndarje të re territoriale, reformën e reformave. Sot kam dy arsye të gëzojë sot, pasi sot duhej quajtur dita e pushtetit lokal. Në shtator premtuam reformën e thellë territoriale. Është fakt që shumica dërrmuese nuk e ka justifikuar pushtetit, qoftë për paaftësi. Në të gjitha raportohet ndërkombëtare, na është rekomanduar domosdoshmëria e reformës administrativo-territoriale Kjo mazhorancë gjeti kuroja të përballej me këtë reformë të vështirë. Kjo mazhorancë gjeti vullnetin politik të ndërmerrte këtë nisë. Në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni dhe do ti kthejë përgjigje opozitës. Në janar të 2014 u krijua ky komision, i cili kishte drejtën e vetos”-tha Fino. Duke u ndalur tek bojkoti i opozitës, Fino theksoi se forca më e madhe opozitare në Kuvend nuk pranoi të jepte konsensusin e saj.
O Sali ! Ty te gjeti si puna e Kushtetutes ne vitin 2008! Edhe kete ligj do ta pelqesh me vonese, se me vonese te kap ty truri! Boll i solle deme ketij vendi. Ishalla te gjen si ai hajni i Bankes se Shqiperise.
Dikur une kam “ndjehem mire midis dy Vangjeleve “. Une jua gjeja telat dhe i kenaqja te dy.
Po ky Rama si ndjehet qe te dy Vangjelet i rrine larg e larg ? Po jane Vangjelë more qirie. Apo mendon se te dy keta nuk vlejne sa Angjeli qe une e kisha bere dalje si ezmer qe ishte dhe Ti kerkon ta besh minister?
Dikur une kam thënë :”ndjehem mire midis dy Vangjeleve “. Une jua gjeja telat dhe i kenaqja te dy.
Po ky Rama si ndjehet qe te dy Vangjelet i rrine larg e larg ? Po jane Vangjelë more qirie. Apo mendon se te dy keta nuk vlejne sa Angjeli qe une e kisha bere dalje si ezmer qe ishte dhe Ti kerkon ta besh minister?
Mund te dilni zoti ba-Dule..!!!!
Nuk ju mban asnjeri me zor..!!!!
Ju fytyren tuaj e treguat shume shpejt,,, dhe shume mjerishem!!!!
Vajtet e raportuat ne Athine,,, nje çeshtje shume delikate , siç eshte ajo e ndarjes teritoriale,,,!!
Por Athina i ka duart e lidhura me borxhet e EU,, dhe kembet me zinxhire nga reformat dhe papunesia e larte qe mbizoterojne..!!!
Dhe ju kesaj hete u kthyet pa pire qumeshtin e Ulkonjes Nene….!!!
Dhe duhet te hyni ne parlamentin Shqiptar me bisht nder shalë..!!!
Oooooo me falni ,,, doja te thoja ,,, Do dilni ,nga Parlamenti Shqiptar me bisht nder shale..!!!!
Hahahahah….. Hajajajajajajaj…!!!!!
Ed Rama nuke ulet para Duleve e Bolloneve,po i vendos ne rresht dhe ca rrebel te tipit Tum & co ….Ed Rama po justifikon voten e popullit, fillo pastroje shqiperine ashtu siq pastrove lanen.le tu ngelet qefi 100 vetave por mos harro se ke 1milion.
-..se po dole ç’u permbys?..te duket vetja si nje ushtar qe do permbysesh historine..?..jo ti je nje Napolon Zervas …. jo N..Bonaparti ..{as hija e tij nuk behesh}.
U kenaqa me keto informacione : Miratohet me 88 vota Reforma Teritoriale . Rama : Nje hap i madh drejt nje atedheu modern . Rama i referohet Eqerem Cabejt per Himaren . Letra ne arkivin e Vatikanit dhe me fjalen e kryetarit te komisionit per Reformen Teritoriale Bashkim Fino : “Kjo dite , arritje per vendin” . Shpresojme qe deri ne zgjedhjet e reja te pushtetit lokal , qeveria e rilindjes do te beje edhe gjera te tjera me vlere te madhe per ndertimin e shtetit modern demokratik duke forcuar luften kunder korrupsionit , largimin e hajnave te tipit Fullan flliqtan e te iLIR Florin , ku ne nje te ardhme , kur t’i vije rradha edhe ata qe demokracine shqiptare , shtetin demokratik shqiptar e futen ne qorrsakaket , a rrugetimet me te keqia qe kane njohur zhvillimet demokratike te krahasuar jo me ato te Europes , por me ato te Azise JUG-PERNDIMORE ..