Borxhi i lartë publik si dëshmi keqqeverisjeje: Edhe pse ka shkuar në kufijt maksimalë të ezaurimit, niveli i borxhit publik stimulon një pyetje çarmatosëse: çfarë problemi është zgjidhur një herë e mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët?
Prej disa kohësh dinamika e borxhit publik të Shqipërisë, niveli i lartë në të cilin ai ka arritur-qeveria e kaluar e dorëzoi detyrën me 63 për qind borxh ndaj PBB- ka qenë edhe lajm, por edhe objekt debati në Shqipëri? Duhet të ketë tavan apo jo për të, a është në nivele alarmante apo nuk ka arsye për shqetësim, a duhet vijuar akoma të merret borxh apo duhet të fillojë procesi i reduktimit të tij? Këto e të tjera pyetje si këto kanë mbisunduar në debat. Natyrisht me protagonistë pro dhe kundër. Mirëpo ka qenë një debat i cekët, pa asnjë orvatje për të rrokur thelbin e problemit, që në të vërtetë përbën edhe arsyen kryesore pse të gjithë duhet të ndjehen të shqetësuar e të trishtuar. Nëse borxhi publik i Shqipërisë nga 40 për qind që duhet të ishte, sipas kalkulimit të specialistëve të huaj, ka shkuar në 63 për qind e pritet të rritet edhe më tej, atëhere një pyetje është e pashmangshme: çfarë problemi Shqipëria mund të krenohet se e ka zgjidhur njëhere e përgjithmonë?! Dhe që për qytetarët e thjeshtë do të përbënte një argument ngushëllues mbi bazën e të cilit ata do të thonin: “vërtetë do na takojë në të ardhmen të paguajmë fatura të kripura, por ama një apo dy problem i kemi zgjidhur e s’kemi më nevojë të përqëndrojmë fonde e investime”?!
Është zgjidhur problemi i infrastrukturës, që ka qënë edhe sektori që ka gllabëruar fontet më të mëdha? Realiteti në të cilën ndodhet ajo nuk ta lejon një pohim të tillë. Sepse, në Shqipëri nuk ka akoma asnjë aks rrugor që të jetë i përfunduar nga pika A në pikën B. Nuk mund të shkosh në mënyrë komode as në Gjirokastër e Sarandë, as në Korcë, as në Shkodër, as në Peshkopi, as në Berat e as në Vlorë sepse kudo do të dalin segment rrugorë ndërmjetës që ta kthejnë udhëtimin në një hall të madh.
Është zgjidhur problem i energjisë elektrike? Sigurisht që jo sepse ky sektor mbart një problematikë tejet të madhe me kontributin e shumë aktorëve dhe faktorëve. Qytetarët sërish vazhdojnë të kenë problem me energjinë elektrike, jo më tepër sa i takon furnizimit me të, por shpërndarjes së pabarabartë të faturave, ku korrekti paguan edhe për jokorrektin! Edhe pse vend me kushte tejet të përshtatëshme, Shqipëria vazhdon të jetë akoma vend me deficit energjitik, pa arritur të ndërtojë një vepër të rëndësishme energjitike përgjatë gjithë tranzicionit. Hidrocentrali i Ashtës dhe disa investime për rritjen e kapacitetit transmetues janë shumë pak, përpara problemeve për të konkluduar se sektori energjitik është pranë zgjidhjes së problemeve një herë e mirë.
A mund të thuhet se bujqësia e gëzon këtë status? Sërish realiteti sugjeron përgjigjen: jo. Sepse për situatën ku ndodhet bujqësia shqiptare mjaftojnë vetëm disa kronika televizive për pëmbytjet që përsëriten në mënyrë sistematike çdo vit për të kuptuar se ato që janë dëshmi i një bujqësie të përparuar, pra kanalet vaditëse dhe ato të kullimit si dhe hidrovoret janë në më të shumtën e rasteve ose të shkatërruar ose jashtë loje. Për pasojë, fermerit shqiptar do t’i duhet edhe mjaft kohë të përballet me problem me të cilat ai duket i ambjentuar tashmë, por kurrë s’mund të flasim për bujqësi në nivele të larta.
A mund ta themi këtë për turizmin? Pra, si rezultat i borxhit të shfrenuar, a është dizejnuar turizmi në trajtë industrie, në mënyrë që ai më pas të kontribuojë në rritjen ekonomike të vendit, në përmirësimin e bilancit financiar? A mund të thuhet pra që turizmi shqiptar tashmë ka marrë formë dhe është gati të rikthejë investimet e realizuara në të? Unë personalisht mendoj se jo.
Dhe kështu mund të vazhdonim arsyetimin edhe për fusha e sektorë të tjerë. Por sado që përpiqemi, sërish, nuk na vjen ndërmend asnjë “punë e mbaruar njëherë e mirë”. Ç’ka do të thotë se borxhi i lartë publik, ezaurimi i tij deri në nivele kritike dhe kompromentuese për të ardhmen është thjesht një dëshmi, një ekspozim i keqqeverisjes shqiptare. Pse jo, edhe denoncim i korrupsionit në nivele alarmante. Nëse do të shpreheshim në mënyrë figurative, mënyra se si qeveria e kaluar është sjellë me borxhin publik i ngjan asaj të një kryefamiljari që ka marrë kredi bankare, por që nuk ka arritur të zgjidhe nëpërmjet saj as problemin e punësimit, as problemin e strehimit, as problemin e shkollimit të fëmijëve të tij. Shkurt, i ka bërë paratë rrush e kumbulla-thotë populli për të tilla raste.
Po pse nuk permend nje gje,qe nje pjes e administrates qeveritare,ka ngren jo per 8 vjet sa qeverisen,por per 30 vjet me rroga te majme,te pa pershtatshme me nivelin e nje standarti real te jeteses ne shqiperi!
Te ritesh rrogat ne nje skeme piramidale,do te thote te falimentosh shtetin,dhe kjo tashme ndodhi,ashtu sic ishte parashikuar!!!
Standarti i jeteses nuk ngrihet me spekullim,ne kuriz te te tjerve,por duke menaxhur ne menyr shum e shum racionale,te gjith devizat e hyra ne ket vend nga industri e emigracionit,duke i investuar ne ekonomi per te dhene frute e jo per te mbajtur ekonomit e vendeve te huaja e per tu ritur standartin e tyre e renuar ate tonin!!!!!!
Fotua e ekspozuar ku dallohet Saliu ,Xhofi dhe Bolja tregon se keta kane shkelur dhe shkelin akoma mbi parat e popullit . A statusi i shkret qe po na i heq dhe ate deshire qe kemi .Pse te kushtezohen deshirat e nje populli te cfilitur e poshteruar .AAh moj Evrope sa i detyrohesh shqiptarve .Nje popull qe historikishte nuk ta ka prishur kurre gjumin e ke lene zgjuar pa u rrehatuar nje here ne historin e tije .Folet me ze te dobet per ndeshkimin sa me shume u dhe zemer te birbilosin e te fantazojne se cdo behet me kriminelet shqiptare qe na kane drejtuar .
realiteti eshte qe ne shqiperi ka varferi te tej skajshme
vetem nje revolucion si ai franzezi mund ta ndryshoj kete gjendje qe ndodhet aktualisht ne shqiperi,ku u eleminua familja mbreterore dhe dhe te korruptuarit.
po te ne jane shume nga te dyja kampet politike dhe kjo fatekeqesisht eshte e veshtire
kush i sherben serbogrekute dhe turko italianit do jetoi si boss pjesa tjeter jane skllever te ketyrve
stop borxhit mjaft me.nuk mbahet shtepia me miell hua. nje pyetje te lind natyrshem duke pare se te gjitha vendet marin borxh duke perfshire ketu gjermanine francen italine ameriken etj qe nga i marin keto borxhe ,kush qenkan keto marciane me kete banke kaq gjigande dhe me keto shuma parash maramendese qe i japin borxh gjithe botes?