Mirëmbajtja e dy tuneleve, atij të Krrabës dhe Kalimashit kushtuan në vitin 2015 mbi 304 milionë lekë ose 2.2 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar 134 milionë lekë ose pak më shumë se 1 milionë euro janë shpenzuar për mirëmbajtjen e tunelit të Kërrabës dhe pjesa tjetër prej 168 milionë lekësh ose 1.2 milionë euro u shpenzuan për mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës pjesë e rrugës së Kombit.
Ndërtimi i akseve të mëdha rrugore si Autostrada e Kombit dhe Ajo e Elbasanit e kanë rritur ndjeshëm koston e mirëmbajtjes së rrugëve, teksa përpjekjet e qeverisë shqiptare për dhënien e më konsencion të këtij shërbimi kanë dështuar për rrugën e Kombit.
Gjatë vitit 2015 janë shpenzuar për mirëmbajtjen e rrjetit rrugore ne vend 2, 2 miliardë lekë ose 16 milionë euro. Kjo shumë është sa 14 për qind e fondeve në dispozicion të rrugëve për 2015.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nën administrim e tij 3947.51 km rrugë shtetërore te ndara sipas drejtorive rajonale
Rajoni Verior i Shkodër ka në inventarin e rrjetit rrugor 1436.02 km. Ne vitin 2015 janë lidhur 23 kontrata mirëmbajtje nga 27 qe janë gjithsej.
Drejtoria e Rajonit Qendror Tiranë ka në inventarin e rrjetit rrugor 867.79 km. Në vitin 2015 janë lidhur 14 kontrata mirëmbajtje me bazë përformancë nga 14 që janë gjithsej
Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokastër ka ne inventarin e rrjetit rrugor 1643.7 km. Ne vitin 2015 janë lidhur 24 kontrata mirëmbajtje me bazë përformancë nga 34 qe janë gjithsej.
Ne total te gjitha akset rrugore janë te grupuara ne 71 kontrata mirëmbajtjeje me baze përformance nga të cilat 34 përfshijnë edhe mirëmbajtjen dimërore.
Mirë ja boni kti populli idiot
Cfare do me thene me kete shkrim se tunelet jane bere gabim jo ne te mire te popullit ku eshte problemi -nje zgjidhje si ketu ne gjermani te siguracioni i makines te gjithe nga 5mije leke te vjetra ja u kry puna por shkruani e llomotisni per krimet enveriste me lavdi e cdo gje tjeter me dilema harrone te kaluaren e behuni te frytshem se komunisten e djeshem jane po vellezrit e ballisteve kush nuk i ka duart me gjake eshte si dje si sot vellai i ballistit apo zogistit nje familje jemi .kurse tjeteri qe ka vrare mörder kriminel nuk eshte vellai jone qofte ky ballist a komunist ..
1 herë në 10 vjet të paguash 2.2 milion euro për tunele??? Kjo është rruga e duhur