SMS në DITA
Në 0689073730
Kështu mund të thuhet pa as më të voglën mëdyshje për takimin e arsimtarëve të rrethit të Krujës që u thirrën me urgjencë për të votuar mbi vlerësimin e drejtimit të ZA në 90 ditët e punës pas emërimit të ri nëpërmjet konkurseve butaforike të paracaktuar nga drejtues partiakë lokalë. Rreth një mijë arsimtarë nga shkollat në dy bashkitë Krujë e Fushë-Krujë dhe komunat Nikël, Bubq, Thumanë e Cullizallë u lajmëruan pa tematikë takimi të mblidhen më 12 maj në orën 12:00 në shkollën 9 vjeçare qendër Fushë-Krujë. Dakord, për probleme të mprehta pune edhe kështu mund të veprohet, por për t’u shprehur me votë mbi një çështje analitike duke vlerësuar dobët, mjaftueshëm, mirë apo shumë mirë një punë drejtuese, kërkon kohën e duhur dhe njohjen e plotë. Kjo do të shmangte edhe vlerësimet subjektive e po ashtu dhe anomalitë në zhvillimin e votimit që ranë në sy dhe e bënë të ngarkuar situatën. Ndonjë nga anëtarët e komisionit të votimit, në raste të veçanta manifestoi sjellje joetike, duke kërkuar disiplinë foshnjarake ndaj arsimtarëve në procesin e votimit. Përparim Shullazi, Krujë.