Bamir Topi mund të futet në atë kategori politikanësh që do të mbahet mend më tepër për kontributin e tij pas mbarimit të mandatit presidencial. Do të mbahet mend deri në atë masë sa do të mund të thuhet: ka qenë edhe President i Republikës. Mjafton kaq për të kuptuar rëndësinë e angazhimit të tij politik për të përballuar rrezikun që vjen nga çdo skutë e pushtetit në formën e një kërcënimi të tipit nazist “me mua ose pa bukë” suksesi i të cilit rrezikon të çojë vendin në anarki.
Kryeministri, pa shumicë (nuk gjendet në Europë ky model ku një Kryeministër qëndron në post, “krenar”, pa shumicë, me korrupsion politik), rrejti sa deshi, deri në pafytyrësi. Ne mund tja falim këtë pafytyrësi, sepse është e tij në fund të fundit. Ne mund t’i falim shumë gjëra, që i vijnë prej patollogjisë për pushtet, por një gjë nuk mund tja falim: vullnetin e lirë. Të na detyrosh me dhunë të votojmë për ty, jo! këtë nuk ta falim. Jo vetëm nuk ta falim, por na takon të kërkojmë ndëshkim penal për shkelje të dhunshme të të drejtave themelore të njeriut. Ti marrësh tjetrit të drejtën për punën, dmth për jetën, në këmbim të të qenit politikisht me ty, është mënyra më e shëmtuar e ushtrimit të një pushteti njerëzor. Më e pakta shkelje me katër këmbë e Kushtetutës.
Është e papranueshme kjo që po ndodh sot, akoma më e papranueshme kur mendon se të drejtën për punë nuk ua morën njerëzve as diktaturat. Dikur në komunizmin e Sali Berishës, edhe pse në diktaturë, varfëri e izolim, punoje edhe nëse ishe i deklasuar, kundërshtar i heshtur i pushtetit. Sot në karikaturën naziste të Sali Berishës, nuk ke të drejtë as të punosh, as të konkurosh e as të jetosh normal, nëse je kundërshtar tij. Dhe flet për Europën, për NATO-n, njësoj sikur po flet me pulat dhe delet!
Për këtë arsye, por jo vetëm për këtë, sakrifica e Bamir Topit për largimin e kësaj të keqeje në trashje, futet te ato kontribute që mbahen mend gjatë. Largimi me votë të lirë i këtij modeli, pa krye, mbetet një detyrë e çdo shqiptari të lirë.
Një shoqëri është e pashpresë jo kur nuk ka qeveri të mirë, por kur nuk ka opozitë. Korigjimi i së djathtës, me qëllim kontrollin e shumicës e majtë, që pritet të vijë në pushtet pas 23 Qershorit, është një prej sfidave që del para gjysmës së shoqërisë shqiptare. Bamir Topi i ka të gjitha shanset të sigurojë mbështetje të gjerë në spektrin e tij për të udhëhequr një të djathtë moderne. Profili i FRD-së, larg entuziazmit fals dhe afër komunikimit publik qytetar, e krijon këtë shpresë. E ndodhur në një pozicion të pafavorshëm elektoral për shkak të sistemit, nuk do të shndërrohen në mandate, FRD-ja pritet të jetë partia që do të sakrifikojë më shumë për rrotacionin. Partia edhe prej së cilës e keqja në trashje do të largohet nga pushteti, duke i dhënë fund një këtij modeli dështak, të përsëritur.
Kësisoj kontributi i Bamir Topit në këto zgjedhje do të mbetet më tepër një mision, në shërbim të rrotacionit politik dhe rikthimit të vendit në normalitet, se sa një përfaqësim elektoral. Një mision për ndërtimin e një sistemi ku njerëzit të mos kondiderohen më të varur në copën e bukës, por dinjtozë në atë që bëjnë dhe mënyrën se si e bëjnë në raport me ligjin, ku ky i fundit të ndëshkojë të gjithë ata që e përdorin pushtetin si pronën private.
Bamir Topi është fati i së djathtës, së marrë peng nga një njeri, që në luftën e gjatë të brendshme fitoi mbi të gjithë kundërshtarët (i fundmi ndër ta Eduard Selami), të cilët i përjashtoi, i përdhosi, i tërhoqi zvarrë, e çfarë su bëri dhe më pas i mori sërish nën sqetull. Duke dhënë mesazhin e mbrapshtë se “rruga e vetme për të përfituar është të jesh me mua”.
Bamir Topi mund të kishte bërë ai ata, për të qenë thjeshtë në Parlament, kokëulur e pa dinjitet. Por duket ka zgjedhur sakrificën për hir të një misioni gati historik. Reformimi i së djathtës është një sakrificë që duhej ta udhëhiqte dikush, nga brenda ose nga jashtë. Ky reformim ka emrin Bamir Topi, që, siç e përcaktova në fillim, si asnjëherë tjetër, do të mbahet mend për atë që pritet të bëjë pas mandatit të tij presidencial.
Dhe ne te vertete misioni i Zoti Topi dhe FRYMES SE RE DEMOKRATIKE do te konsolidohet ne 23 qershor,e cila do kete rol thelbesor dhe do pasqyroje imazhin e se djathes se vertet!!!
Ne eshte nevoja qe Bamir Topi te je me Berishen qe te jete ne parliament. Ai si ish president dhe njeri i drjte qe eshte votat qe I duhen i mledhe pa dalur asnje dite ne fushate
Parashtrimi është i drejtë brenda idesë që ka dashur të përcjellë te lexuesi autori. Por veprimi i zotit Topi mund të quhet një sakrificë, por edhe po të jetë e tillë është sakrificë pas pilafit, sepse për të tërë ata që kanë ndjekur veprimtarinë e tij presidenciale e kanë të qartë që qëndrimet e tij, me dashje apo pa dashje, ishin pro Berishës. Kështu ai në atë post donte të ishte dhe qe shumë rehat. Ndërkaq, nëse shihet në një kënd tjetër dalja e Topit nga PD-ja, mund të mos jetë aspak një sakrificë, por e kundërta, sepse ai, duke qenë një tip, që nuk i pëlqen fitoret nëpërmjet konflikteve, që nuk pëlqen të përfshihet në luftë, por thjesht shikon të mirat e rehatit, llogariti se në përputhje me tipin e tij i dilte më mirë i pari në fshat me synimin për të marshuar shtruar-shtruar drejt pozicionit të të parit të qytetit. Sidoqoftë dalja parti më vete, pavarësisht nga llogaritë e zotit Topi, është një akt në dobi të hapjes së rrugës së demokracisë e të mbylljes së portës regjimit, i cili ka rezistuar deri tani edhe falë zotit Topi.
shume edrejte zoteri eshte mbi te gjitha qytetar vjen me te vertete nga nj familje e pasur por jo vetem nga pasuria ku ltura qytetare …eshte fatkeqesi kombetre zoteri qe shqipetaret nuk dallojne c do te demokraci i majte apo i djathte ….Shqiptaret qe ndjekin berishin e quajne baba te demokracie..fatkeqesi ..jam i bindur qe nje dite e djathta evertete jo shume larg do te vije. por….pa uxhdukur ky murtaje do te kete probleme vendi yne….zoteri i nderuar une nuk jam ivogel nga mosha jashte jetoj dhe kam eksperjence nga jeta por i gabur qofsha me duket se ky njeri///nese eshte i tille/// duhet te kete nje misjon //// qe ate komb ta zvarose neper xhunglat e afrikes ndoshta me keq lag qofte
Ekzakt. Analize me llogjike te ftohte dhe me kulture.
Me mua ose kunder e ke tek Rama zotrrote.Kur u largue Oketa apo votoji kunder asnjeri nuk e kercnoji apo ta quaje tradhetare.Kujto rastin e Islamit kujto Bizhgen cfare beri kujto protesten para shtepise te Islamit te tipit te viteve 1946 para te ashtu quajturve reaksionare apo te 1967 per luften kunder fese.U desh nderhyrja e SHBA se rrezik Islamin do ta mbysnin me gure sipas stilit arabo islamik.Te tjerat foli kot sa te duash o autori komunist i Rames dhe Topit.
Kur ka votuar Oketa kunder PD-se sepse ti e mbake mend mire…Oketa eshte shprehur se une kam marre voten nga listat e PD-se dhe voten time nuk do ta bashkoj me PS-ne per asnje motiv…. Prandaj mos pirdh kot !