Historia e përdhunimeve të të moshuarave në Nartë ka nisur vite më parë. Këtë e pohon vetë kryeplaku i këtij fshati, Nasho Zoica, i cili në një intervistë për “Panoramën” thotë se prej dhjetë vitesh, atje kanë ndodhur vazhdimisht përdhunime të grave të moshuara. Por ka qenë pikërisht turpi që i ka penguar gratë e moshuara të tregojnë atë që u ka ndodhur në shtëpinë e tyre. “Ato janë plaka të moshuara, u vjen zor për vete e për fëmijët, nuk është aq e thjeshtë të dalin e të thonë se ç’u ndodhi. 7 raste janë të sigurta, i di mirë dhe u kam shkuar në shtëpi. Në të gjitha këto raste më kanë telefonuar komshinj a të afërm pranë shtëpisë së rastit ku ka ndodhur ngjarja e kam shkuar i kam parë me sytë e mi ato gra se si kanë qenë të gjymtuara”, tregon kryeplaku.
Zoica thotë se mund të ketë raste të tjera të padenoncuara. “Mund të them i sigurt se ndodh një përdhunim në 4-5 muaj, sepse rastet janë shumë më shumë. Nuk janë bërë aq publike në fshat, aq sa për 7 rastet që ju thashë, megjithëse nën zë është folur. Ju e dini, në vende kaq të vogla merret vesh gjithçka. Besoj që numri është mbi 15”, thotë ai.
Në të gjitha rastet, mënyra e kryerjes së përdhunimit është e njëjtë, çka të bën të mendosh se përdhunuesi është një person. “Dhunuesi, gjënë e parë që bën, i kap nga fyti, i fut duart brenda në gojë dhe i shqyen gojën, duke i gjakosur të gjithë pjesën e gojës dhe të fytit. Shenjë tjetër janë duart, dhunuesi përdor tela për t’i lidhur duart dhunshëm, aq sa për t’i gjakosur. Gjoksi i tyre ka qenë gjithashtu i dëmtuar. Sipas rrëfimit që njëra prej këtyre grave ka bërë në Polici, dhunuesi, gjënë e parë që bënë, vendos gjurin e këmbës në mes të gjoksit të viktimës dhe i heq më pas rrobat. Gratë kanë qenë të moshës mbi 70 vjeç. Disa nga rastet kanë qenë në prag të ’80-ave. Në të gjitha rastet e përdhunimit, gratë kanë qenë të vetmuara në shtëpi”.
Përdhunuesi duket se të vetmin objektiv ka abuzimin me të moshuara, pasi në asnjë rast nuk ka marrë para ose sende të çmuara, edhe nëse i janë ofruar nga të dëmtuarat. “Për të vjedhur nuk bëhet fjalë. Në asnjë rast nuk ka prekur asgjë me dorë. Madje njëra nga plakat i ka ofruar para, i ka thënë shko aty, kam kaq para dhe nuk i ka marrë. Hyn gjithnjë nga dritarja, qëndron në dhomë rreth 1 orë dhe largohet po nga dritarja”, thotë kryeplaku i fshatit Nartë.
Do kete lene topen e majte.
Per cfare ti doje polica provat, perdhunuesit mund te jene edhe police e dalin andej nga Narta te veshur civile per te gjuajtur plakat e fshatit. Ky eshte shteti qe ndertoji dhe la trashegim Sali Krimineli.
ky kafsha do te jete nga fshati por i ardhur dhe marredhenie do te kete bere vetem me lopen e shtepise.
Dhunuesi eshte SHIK-ist i mbetur atyre vendeve qe nga 1997-ta , dhe endet pyjeve te Nartes duke kujtuar pyllin e shtepise se vet andej nga kishte ardhur !
Duhet te jete i dale nga mendet e kokes , per te mos thene qe per kete shkak mund te jete dhe Minister i Sales ………….
Ai eshte nje i semure me ndonje histori makabre nga femijeria e hershme.Nuk eshte veshtire te kapet,ose te njihet,duhet te jete i zones,pasi njeh mire ku jane e si jane plakat.Le te flasin e t’ja thone emrin,me siguri e njohin.
O kryeplak shiko punen tende se kane gjet rehat plakat e fshatit .ky vecse i sjell buzeqeshjen plakave prandaj ik tutje dhe shiko punet e tua